Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Zyrtarisht FIFA nuk njofton se ka diskutuar për Kosovën

Zyrtarisht FIFA nuk njofton se ka diskutuar për Kosovën

fifa-logoKomiteti Ezekutiv i FIFA-s, të enjten, ka mbajtur mbledhje në Robben Island të Afrikës së Jugut.

KE-ja e FIFA-s ka marrë disa vendime, por në njoftimin zyrtar të FIFA-s nuk është bërë e ditur që në këtë mbledhje të jetë diskutuar edhe për Kosovën. Më herët drejtuesit e FFK-së patën theksuar se në këtë mbledhje gjithsesi do të diskutohet për Kosovën dhe do të shqyrtohen kërkesat që FFK-ja ia ka parashtruar FIFA-s më 5 dhjetor në takimin e Zuerichut.
Deri në orët e mbrëmjes FFK-ja nuk ka marrë asnjë njoftim nga FIFA. Megjithëkëtë, drejtuesit e futbollit kosovar janë të bindur se në Afrikë të Jugut është diskutuar edhe për Kosovën.
“Ne presim shkresë zyrtare nga FIFA. Edhe në të kaluarën në njoftime nuk është përmendur Kosova, por pas disa ditëve FIFA na ka njoftuar se është diskutuar për futbollin kosovar. Prandaj jemi të bindur se është diskutuar për Kosovën”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni