Home » Futboll » Zvicra me tre shqiptarë kampione e botës

Zvicra me tre shqiptarë kampione e botës

16zvicra

Zvicra U-17 me tre shqiptarë kampione e botës

veselioo

Pajtim Kasami me numër 16 dhe Frederik Veseli me numër 5 gjatë një veprimit

Kombëtarja e Zvicrës U-17 bëhet kampione e botës për U-17 në futboll.

Zvicra U-17 me tre shqiptarët: Frederik Veseli, Granit Xhaka e Pajtim Kasami në finalen e madhe të Kampionatit botëror e mundën me rezultat 1:0 kombëtaren e Nigerisë.

Finalja e madhe është zhvilluar në Stadiumin Nacional Abuja në Nigeri, para një numrit jashtëzakonisht të madh të adhuruesve, gjithsej 64 mijë. Zviceranët dëshmuan cilësi të larta së bashku me shqiptarët: Veseli, Kasami e Xhaka.

Golin e fitores kombëtarja e Zvicrës e shënoi në minutën e 63-të nëpërmjet futbollistit Haris Seferovic, gol ky që ia siguroi edhe titullin e parë të botës kësaj kombëtare për U-17.

Nigerianët bënë të gjitha përpjekjet që ta barazojnë rezultatin deri në fund, por ishte e kot, pasi që hasën në një mbrojtje tejet të fortë të zviceranëve.

Me ketë formacion filluanë Zviceranet Finalen: Ricardo Rodriguez, Bruno Martignoni, pajtim Kasami, Nassim Ben Khalifa, Haris Seferovic, Benjamin Siegrist; para nga e majta: Janick Kamber, Oliver tifoz Charyl Chappuis, Granit Xhakaj dhe Frederic Veseli kapiten i ekipit.

Kapiteni Veseli luajti deri në minutën e 78-të kur është zëvendësuar nga futbollisti Hajrovic, ndërsa Granit Xhaka ndërrohet në minutën e 90-të nga futbollisti Nimeley. Fitore e madhe e kombëtares së Zvicrës dhe të gjithë futbollistët janë meritorë për këtë sukses.

Padyshim kontribut shumë të madh për trofeun e parë kanë dhënë edhe shqiptarët Veseli, Xhaka e Kasami. Zvicra pak kush ka pritur dhe madje as pesimistët më të mëdhenj nuk e kanë pritur një triumf të kësaj kombëtare në botëror dhe njëherësh që ka çmendur adhuruesit në stadium në veçanti nigerianët.

Zviceranët kremtojnë një titull të çmueshëm dhe që e merituan me kuptimin e plotë të fjalës. Ata në grupin B patën mundur me rezultat 2:0 Meksikon, pastaj 4:3 Japoninë, 1:0 Brazilin, ndërsa në tetën e finales eliminuan me rezultat 4:3 Gjermaninë, pastaj në çerekfinale mundën me rezultat 2:1 Italinë dhe në gjysmëfinale me 4:0 Kolumbinë. Në finalen e madhe ngadhënjyen ndaj Nigerisë./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni