Home » Futboll » Zvicra krenohet me këtë futbollistë shqipëtar

Zvicra krenohet me këtë futbollistë shqipëtar

bunjakuAlbert Bunjaku nga 13 ndeshje të kampionatit gjerman ka shënuar gjithsej gjashtë gola dhe që premton edhe shumë e më shumë gola të tjerë në vazhdim të kampionatit.

Ai edhe njëherë i bëri me dije përzgjedhësit të Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, se është përnjëmend një sulmues i hatashëm. Ai dinë të çmend nga gëzimi adhuruesit e vet, por edhe t’i trondit adhuruesit e skuadrave rivale.

Sulmuesi i spikatur, Albert Bunjaku, edhe njëherë i bëri me dije përzgjedhësit të Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, se është përnjëmend një sulmues i hatashëm dhe që vendosë edhe fatin e një ndeshje. Këtë e dëshmoi në superndeshjen që fituan me Nyrnbergun të shtunën me rezultat 3:2 kundër kampionit të Gjermanisë, Wolfsburgut.

Bunjaku një futbollistë që gjithnjë e më shumë po hyn në zemrat e adhuruesve të flaktë të skuadrës gjermane, Nyrnbergun, po fiton edhe simpati edhe më të madhe nga zviceranët. Kombëtarja e Zvicrës llogarit shumë në këtë sulmues që u rrit shpejt dhe që hyri në zemrat e dashamirëve të kësaj loje më të popullarizuar në gjithë botën. Albert Bunjaku nga 13 ndeshje të kampionatit gjerman ka shënuar gjithsej gjashtë gola dhe që premton edhe shumë e më shumë gola të tjerë në vazhdim të kampionatit.

Një sulmues i tmerrshëm për portierët rival dhe këtë e dëshmoi në praktikë kur i shënoi dy gola kundër kampionit gjerman. Bunjaku me mrekullin që bëri të shtunën, me dy golat e shënuar dhe lojën mjeshtërore ka habitur të gjithë dhe madje ka fituar edhe më shumë pikë te përzgjedhësi Ottmar Hitzfeld.

Përzgjedhësi zviceran që e përcjell çdo futbollistë sesi luan dhe vepron ka parë se shqiptari me zemër të madhe ka bërë më të mirën ndaj Wolfsburgut. Futbollisti Bunjaku shënon kur më së paku pritet dhe në ndeshjet më të vështira.

Ai dinë të çmend nga gëzimi adhuruesit e vet, por edhe t’i trondit adhuruesit e skuadrave rivale. Bunjaku në qendër të mediave jo vetëm gjermane e zvicerane, por edhe më gjërë që gjithnjë po dëshmon se bëhet fjalë për një futbollistë të kalibrit botëror.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni