Home » Futboll » Zurich kunder Realit

Zurich kunder Realit

brandKapiteni i FC Zurich-ut, Hani Tihinen ka kërkuar një paraqitje të bukur të bashkëlojtarëve të tij në përballjen e sontme me Real Madridin.

Madrilenët janë nikoqir të Zurichut për ndeshjen e pestë të Ligës së Kampionëve në grupin C, derisa skuadra zvicerane ka pak gjasa për kualifikim tutje.

“Do të doja që të luanim një ndeshje të plotë deri në fund, pasi çdo ndeshje kemi luajtur vetëm deri në minutën e 60-të apo 70-të dhe për këtë kemi humbur pikë”, tha Tihinen para reporterëve.

Zurich duhet të mposhtë në Santiago Bernabeu ekipin e Realit për të ruajtur gjasat për kualifikim, por kjo duket e vështirë edhe për trajnerin Bernard Challandes, duke marrë parasysh faktin se për këtë ndeshje në ekipin e Realit kthehet Cristiano Ronaldo.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni