Home » Kampionati Italian » Zonja e Vjetër shpreson se humbjet do të tejkalohen së shpejti

Zonja e Vjetër shpreson se humbjet do të tejkalohen së shpejti

diego_juventusSkuadra e Juventusit është optimiste se do të kaloi krizën e rezultateve që po ballafaqohet në javët e fundit.

“Zonja e Vjetër” shpreson se kjo situatë do të tejkalohet se shpejti dhe do të luftojnë për ta fituar kampionatin italian. Futbollisti i Juventusit, Diego ka thënë se ata ende mund ta fitojnë kampionatin për këtë stinor.

“Të mposhtet Interi në garën për Skudeton nuk është një mision i pamundur. Nëse i krahasojnë ekipet tona atëherë nuk ka shumë dallime sa i takon cilësisë, vërtet”.

Ai shtoi: “Ferrara është një trajner i ri, por ai e njeh Serie A shumë mirë dhe është një menaxher i shkëlqyeshëm. Besoj se ky ekip ka çdo mundësi për të synuar Skudeton”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni