Home » Futboll » Zonja e vetme në krye

Zonja e vetme në krye

zonja-e-vetme-n-euml-krye-video_hdJuventusi i është hakmarrë Napolit për humbjen në Superkupë duke e mposhtur para tifozëve në San Paolo me rezultat 3-1.

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste për të dyja skuadrat, ndërkohë që Bianconerët e mbyllën me epërsi.

Paul Pogba pranoi një top të kthyer nga Llorente dhe në mënyrë magjike e dërgoi në rrjet (29’).

Pas një harkimi nga këndi nga Mertens, topi shkoi te Miguel Angel Britos, i cili nuk priti dhe e barazoi rezultatin (64’).

Një harkim të Pirlos e priti në zonë Martin Caceres, për të kthyer epërsinë e Zonjës së Vjetër.

Dhe derisa vendasit përpiqeshin ta barazojnë rezultatin, kampioni shënoi edhe golin e tretë. Arturo Vidal ishte realizues (90’+4).

Kjo fitore rikthen epërsinë prej tri pikësh të Juventusit kundrejt Romës, në garën për Scudetto.

Ndërkohë, Napoli është në vend të katërt, me një pikë më pak se Lazio që mban pozitën që çon në Ligën e Kampionëve.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni