Home » Futboll » Zlatan Ibrahimoviq : Bale do të ketë shumë presion

Zlatan Ibrahimoviq : Bale do të ketë shumë presion

Zlatan Ibrahimoviq beson se Gareth Bale do ta ketë shumë të vështirë për ta përballuar presionin në Real Madrid pas transferimit që theu rekordin botëror dhe ka theksuar se fansat e “Los Blancos” mund të kthehen kundër tij nëse uellsiani nuk përmbush pritjet pas kalimit nga Tottenhami.

Gjigantët spanjollë paguan 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e 24 vjeçarit ndërsa suedezi ka frikë se njerëzit në Bernabeu do të kenë pak durim me Balen, duke cituar atë se çfarë i ndodhi Zinedine Zidanet kur u transferua në Real në vitin 2001.

“Asnjë lojtarë nuk kushton aq para. Tani ai do të ketë shumë presion”, ka thënë Ibra për BBC.

“E di këtë kur Zidane luajti për Madridin. Shikuesit në stadium e vërshëllenin. Nëse këtë e kanë bërë kundër Zidanet, atëherë shpresoj që Bale të ketë shumë durim”, ka shtuar ai.

“Ëndrra ime ishte që të transferohesha në Barcelonë, por pasi arrita atje mendova se ndoshta do të kishte qenë më mirë sikur të mos realizoja ëndrrën time. Transferimi i Balet është i ngjashëm me transferimin tim në Barcelona”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni