Home » Kampionati Kosovar » Zhjeçi e Fetahu në Vëllaznim!?

Zhjeçi e Fetahu në Vëllaznim!?

Klubi më me nam në futbollin e Republikës së Kosovës, Vëllaznimi i Gjakovës, është i vendosur të përforcohet në të gjitha pikëpamjet me qëllim që edicionin pranveror të pres sa më i përgatitur.

Zyrtarët e këtij klubit përveç që kanë bërë gati listën për ta publikuar secilin nga futbollistët do ta largojnë, ata me gjasë edhe kanë arritur marrëveshjen me dy futbollistët e dëshmuar në Kosovë (Arben Zhjeçin e Enis Fetahun, dy ish-futbollistët e Trepçës gjatë stinorit vjeshtor).

Ishte pritur në ditën e martë edhe të bëhen zyrtare të gjitha gjërat, por si duket e shtyn edhe për një ditë (deri të mërkurën) që t’i bëjnë të gjitha gjërat të ditura.

Ka ditë që janë negociata me dy futbollistë cilësorë, Enis Fetahun e Arben Zhjeçin, por si duket këta futbollistë të mërkurën do t’i thonë edhe Po-në ose Jo-në skuadrës gjakovare.

Kryetrajneri i ri, Ajet Shosholli ka thënë se bisedimet janë duke u zhvilluar më këta futbollistë, por sa kanë arritur përparimet nuk ka precizuar asgjë. “Kam deklaruar edhe më herët se Vëllaznimi ka nevojë për dy mbrojtës të fortë dhe një sulmues të spikatur.

Bisedimet po zhvillohen me mbrojtësin Zhjeçin dhe sulmuesin Fetahun. Të mërkurën ata vijnë në Gjakovë dhe do të dihet edhe përfundimisht se do të nënshkruajnë apo jo për skuadrën tonë.

Besoj se do të pajtohem më kushtet dhe do të jenë pjesë e skuadrës tonë. Nuk dua të them asgjë para kohe, por e gjitha do të dihet (të mërkurën me 23 dhjetor)”, tha Shosholli.

Skuadra gjakovare më këmbëngulje kërkon të përforcohet me futbollistë të dëshmuar, me një synim që në pranverë t’i shmanget sa më larg zonës së rrezikshme.

Pozita e 11-të në tabelën e klasifikimit me vetëm 14 pikë, këtë skuadër e ka vënë në pikë të hallit, për faktin se kjo pozitë edhe e largon në fund të kampionatit një rang më poshtë të garave.

Prandaj, qe kjo situatë të tejkalohet dhe mos t’i zë edhe pranvera të pa përgatitur menaxheri i klubit, Ahmet Morina me stafin e tij janë mobilizuar në përgjithësi që të freskojnë skuadrën, por nëse është e nevojshme edhe të pastrojnë me “fshesë” disa futbollistë që llogariten si tepricë “teknologjike”.

Shosholli mendon se stinori pranveror do të jetë më i efektshëm në të gjitha aspektet dhe do të kenë rezultate shumë më të mira. Kriza gjakovare vlerësohet si e përkohshme dhe nuk është edhe hera e parë që ky klub përballet me telashe të tilla. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni