Home » Kampionati Kosovar » Zhdrella duke pritur të shpallet lojtari i vitit 2009

Zhdrella duke pritur të shpallet lojtari i vitit 2009

zPrishtinë, 6 janar – Mesfushori i Hysit, Mentor Zhdrella, pritet të shpallet lojtari më i mirë për vitin 2009 nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Burime të gazetës brenda Federatës të martën kanë bërë të ditur se Zhdrella është votuar më së shumti nga kryetrajnerët e skuadrave të Raiffeisen Superligës.
Ceremonia e shpalljes së futbollistit më të mirë do të mbahet të mërkurën (sot) në Sheshin 21 në Prishtinë (16:00).
Vetë Zhdrella nuk e di nëse ka fituar këtë epitet, por ka thënë se nëse kjo ndodh, atëherë thotë se nuk do të ishte një vendim i gabuar. Ai ndihmoi ekipin e Hysit edicionin e shkuar që t’i shpëtonte rënies nga Raiffeisen Superliga dhe arriti të fitojë trofeun e Kupës së Kosovës.
“Nuk e di nëse do të shpallem më i miri, por nëse ndodh kjo do të jem tepër i nderuar. Besoj se e kam merituar plotësisht këtë epitet”, ka thënë Zhdrella të martën.
Sipas burimeve të gazetës, mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës pas vetes ka lënë Behar Maliqin e Prishtinës dhe bashkëlojtarin e tij, sulmuesin Enis Zabërgja.
Maliqi me Prishtinën në edicionin ka fituar titullin e kampionit dhe Superkupë, ndërsa Zabërgja  që ishte një nga shtyllat kyçe te Hysit, përfundoi edhe si golashënuesi më i mirë i stinorit 2008/09.
Në ceremoninë e së mërkurës do të ndahen edhe disa çmime të tjera, si ai për arbitrin më të mirë, trajnerin më të mirë, punëtorin më të mirë, ekipin më të mirë dhe të tjera.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

1 Response to " Zhdrella duke pritur të shpallet lojtari i vitit 2009 "

  1. gramoz says:

    mendoj se e ka merituar ket qmim pasi dihet se ne cilen skuader llapiane luan vet futbollisti mentor zhdrella .

Komentoni