Home » Kampionati Kosovar » Zeka: Ky është kampionati i fundit për mua

Zeka: Ky është kampionati i fundit për mua

haxhi.JPG999“Zvogëlimi i ligës ka qenë shumë i frytshëm dhe kjo është parë në secilën javë. Tashmë ka ndërruar edhe mentaliteti dhe mund të fiton qoftë si vendas qoftë edhe jashtë fushës. Nuk ka pasur presione sikurse në të kaluarën kur vendasit dëshironin më çdo kusht t’i fitojnë ndeshjet ndaj skuadrës mysafire”, tha Haxhi Zeka, futbollistë i Besës.

Haxhi Zeka, me vite ka qenë besnik i skuadrës së Besës së Pejës dhe njëri prej sulmuesve më të mirë në Republikën e Kosovës. Ai dëshiron që karrierën ta përfundojë si shënuesi më i mirë në ligë dhe me skuadrën e tij të jetë edhe kampion i Kosovës.

Zeka ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, pasi ka bërë edhe vjetët. 36 vjeçari që ka dhënë kontribut vite me radhë në fanellën e skuadrës së futbollit Besa ka thënë se edhe gjashtë muaj do të luajë për skuadrën e zemrës edhe do të tërhiqet nga loja aktive. “Mendoj se mjaft kam luajtur futboll. Që shtatë vite rresht jam futbollistë standard i Besës dhe kam kaluar edhe pjesën më të mirë të jetës sime. Në Besë kam luajtur edhe para luftës, prandaj pjesën më të madhe të karrierës si futbollistë e kam kaluar në këtë skuadër.

Do të luajë deri në fund të kampionatit, ku edhe do të përfundojë karrierën si futbollistë aktiv. Dëshira ime është që Besa të jetë kampione e Kosovës dhe unë si shënuesi më i mirë. Se mund të jem apo jo shënuesi më i mirë varet krejt nga loja që do të aplikojë skuadra e jonë në vazhdim të kampionatit në pjesën pranverore”, tha Zeka. Futbollist i shkathët, që dëshmojë cilësitë e tija edhe në stinorin vjeshtor, e ka vlerësuar si një prej kampionateve më interesante dhe me më rivalitet të madh. Besa stinorin vjeshtor e ka përfunduar në pozitën e gjashtë në tabelë me 25 pikë dhe me gjasa të mëdha të luftojë edhe për titullin e kampionit.

“Nuk jemi edhe larg kreut të tabelës. Shtatë pikë nuk janë shumë për kryesuesin e tabelës dhe lehtë mund të zëmë madje edhe ta kalojmë me pikë. Besa me dy përforcime të mira që pritet t’i bëjë në stinorin pranveror konsiderojë se do të futet në valle për titullin e kampionit”, tha Zeka. Sipas këtij futbollistit, ndryshimi i sistemit të garave ka sjellë edhe frymë të re në futbollin e Kosovës, por edhe cilësi më të mirë sesa kampionatet e kaluara.

“Zvogëlimi i ligës ka qenë shumë i frytshëm dhe kjo është parë në secilën javë. Tashmë ka ndërruar edhe mentaliteti dhe mund të fiton qoftë si vendas qoftë edhe si mysafirë pa kurrfarë telashe. Nuk ka pasur presione sikurse në të kaluarën kur vendasit dëshironin më çdo kusht t’i fitojnë ndeshjet. Jo vetëm Besa por secila skuadër ka mundur të fitojë jashtë fushës së vet, por edhe ke mundur të pëson humbje edhe në fushën tënde.

Nuk është ditur kush është vendasi apo mysafiri. Kjo ka qenë gjëja më e mirë që ka qenë në futbollin e Kosovës. As kryesitë e skuadrave, as futbollistët, por as shikuesit nuk kanë bëtë presione sikurse në të kaluarën që kanë dëshiruar me çdo kusht ta mposhtin skuadrën mysafire.

Humbja nga vendasi është pranuar në mënyrë sportive dhe kjo ka qenë ajo që më ka fascinuar më së shumti. Ndryshimi i sistemit të garave ka pasur shumëçka pozitive dhe mendoj se edhe në stinorin pranveror skuadrat do të dëshmojnë lojëra cilësore dhe korrektësi sikurse në stinorin vjeshtor”, -tha Haxhi Zeka./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni