Home » Kampionati Kosovar » Zeka: Ballkani është skuadër serioze

Zeka: Ballkani është skuadër serioze

HaxhzekaFutbollisti më përvojë, Haxhi Zeka, që luan në radhët e Besës së Pejës, më të dëgjuar se në çerekfinale të kupës do të luajnë me Ballkanin, shprehet mjaft i matur.

“Në ligën e parë ka skuadra të forta dhe Ballkani është lider i tabelës. Prandaj, për rival e kemi në çerekfinale, mirëpo nuk e nënçmojmë në asnjë mënyrë. Ndaj Ballkanit do të luajmë sikurse me një ekip me traditë dhe do të angazhohem me të gjitha forcat.

Në ligën e parë bëjnë gara gjysma e skuadrave që ishin në Superligë dhe kjo dëshmon se Ballkani është ekip sa serioze aq edhe i fortë. Nuk shkojmë me synime favorizuese dhe të na zë në gjumë rivali, por do të jemi të matur e syçelë”, tha Zeka. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , , ,

Komentoni