Home » Futboll » Zamora e mori në qafë Baselin e Shaqirit dhe te Feratit

Zamora e mori në qafë Baselin e Shaqirit dhe te Feratit

baseliNë Europa Leagua më tutje janë kualifikuar: Roma, Fulham, Sporting, Hertha, Galatasaray dhe Panathinaikos.

Baselit vetëm një pikë iu ka nevojitur që të shkojnë më tutje në Europa Leagua në futboll.
Fatkeqësisht Baseli para adhuruesve të vet ka pësuar humbje 2:3 nga skuadra angleze, Fulham, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të grupit E të Europa Leasgua.

Baseli bie në pozitën e tretë me 9 pikë, ndërsa Fulhami kalon në vendin e dytë me 11 pikë. Futbollisti Zamora ka qenë ndër kreatorët e kësaj fitore të madhe të Fulhamit. Ai shënoi dy gola të shpejtë pikërisht në minutën e 42-të dhe në atë 45-të, duke dërguar në pushim të pjesës së parë me rezultat 0:2 Fulhamin. Në pjesën e dytë Frei ka shënuar në 1:2 nga penalltia në minutën e 64-të.

Ndërsa Fulhami e shtoi në 1:3 falë golit te futbollistit Gera dhe vendasit vetën e ngushtuan në 2:3 me golin e Strellerit (87′). Xherdan Shaqiri luajti nga minuta e 46-të, por as aktivizimi i tij nuk bëri punë që Baseli të paktën të nxjerrë një barazim të artë.

Beg Ferati fare nuk është aktivizuar në lojë, por ka qëndruar në pankinë. Baseli pësoi humbje të kobshme që e ka eliminuar nga garat e kupave evropiane, ndërkaq Fulhami e ka zënë trenin e fundit në çastet e fundit.

Edhe skuadra e Romës ka shënuar një fitore të lehtë 3:0 duke e mundur në Sofje CSKA-n. Golat për Romën i shënoi Cerci në minutën e 45-të dhe në atë të 52-të si dhe Scardina (89′). Në Europa Leagua më tutje janë kualifikuar: Roma, Fulham, Sporting, Hertha, Galatasaray dhe Panathinaikos.

Basel-Fulham 2:3 (0:2)

Stadiumi “Jakob-Park”.

Shikues: 20063.

Gjyqtarë: Johannesson (Suedia).

Shënues: Frei (64′-nga penalltia), Streller (87′) për Baselin dhe Zamora (42′ e 45′), Gera (77′) për Fulhamin.

Basel: Colomba; Inkoom, Abraham, Cagdas, Safari (Shaqiri 46′); Carlitos (Schürpf 79′), Huggel, Cabral (Almerares 46′), Stocker; Frei, Streller.

Fulham: Schwarzer; Pantsil, Hughes, Smalling, Kelly; Riise, Etuhu, Murphy, Greening (Dempsey 70′); Gera, Zamora (Duff 80′).

Grupi D

Hertha-Sporting 1:0

Heerenveen-Ventspilis 5:0

1. Sporting 6 3 2 1 8:6 11

2. Hertha 6 3 1 2 6:5 10

3. Heerenveen 6 2 2 2 11:7 8

4. Ventspils 6 0 3 3 3:10 3

Grupi E

1. Roma 6 4 1 1 10:5 13

2. Fulham 6 3 2 1 8:6 11

3. Basel 6 3 0 3 10:7 9

4. CSKA 6 0 1 5 2:12 1

Grupi F

Sturm-Galatasaray 1:0

Panathinaikos-Dinamo (B) 3:0

1. Galatasaray 6 4 1 1 12:4 13

2. Panathinaikos 6 4 0 2 7:4 12

3. Dinamo B. 6 2 0 4 4:12 6

4. Sturm 6 1 1 4 3:6 4  /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni