Home » Kampionati Kosovar » Zabërxhës pak i qesin topa mesfushorët

Zabërxhës pak i qesin topa mesfushorët

Hysi nga Podujeva i ka çuar lart duart për titullin e kampionit në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Barazimi në shtëpi me Ferizajn me rezultat 1:1 e ka lënë edhe për tetë pikë larg kryesuesit të tabelës, Trepçës nga Mitrovica.

Dilema tjetër është se njëri prej sulmuesve më efikas në stinorin vjeshtor, Enis Zabërxha, vazhdon agjërimin në pranverë. Ai assesi të shënojë gola në stinorin pranveror, që në fakt ka dëshpëruar edhe adhuruesit e tij që vërtet kishin pritur shumë me tepër. Në fakt, kujt ia hedhë fajin Zabërxha për mos efikasitetin e tij dhe pse mendon se ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve ndikon edhe në ritmin e lojës.

“Është e vërtet që po më mungojnë golat në stinorin pranveror. Prej fillimit të stinorit pranveror ka mbretëruar njëfarë krize dhe ka pasur probleme, për të cilat i dinë opinioni. Edhe ajo ka bërë që mua të më mungojnë golat në pranverë. Më së shumti po ndikon edhe ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve. Dihet se Hysi ka pasur ndërrime të shpeshta të trajnerëve dhe dorën në zemër nuk kemi mund me u përshtatur me secilin trajner. Secili trajner që është ardhur e ka pasur filozofinë e vet të punës dhe kjo mendojë se ka ndikuar edhe në ritmin e lojës së futbollistëve, por edhe në efikasitetin tim, por natyrisht nuk është e tepër të themi se është humbur edhe titulli”, ka thënë Zabërxha.

Sulmuesi me prejardhje nga Vushtrria gjasat për titull i sheh minimale. Ai si kandidat për ta fituar kampionatin e sheh Trepçën, për faktin se ka krijuar një epërsi të mirë të pikëve ndaj përcjellësve të tjerë. Zabërxha ka thënë se megjithëse i mungojnë golat, loja e tij është mjaft e mirë. “Po luajë mjaft mirë, por çuditërisht nuk po shënojë”, theksoi Zabërxha.

Sipas tij, mungon edhe furnizimi me topa nga mesfushorët. “Nuk kam edhe aq shumë topa nga mesfushorët, nuk e di pse. Mendoj se këtë nuk e bëjnë qëllimisht, por realisht më mungojnë pasimet e shpeshta nga ta”, nënvizoi Zabërxha.

Hysi është në vendin e tretë me 44 pikë dhe sikur të fitonte ndaj Ferizajt sigurisht se edhe gjasat për titull do të ishin shumë më të mira. Hysi pas tri fitoreve që i kishte në udhëheqjen e kryetrajnerit Arbnor Morina, menjëherë pas dorëheqjes së tij, e gjeti barazimin dhe u ndalën fitoret. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni