Home » Futboll » Xherdan Shaqiri, lojtari kryesor i Zvicrës U-21

Xherdan Shaqiri, lojtari kryesor i Zvicrës U-21

Përzgjedhësi i Zvicrës U-21, Pierluigi Tami, ka ftuar një skuadër të përbërë nga shumë lojtarë me përvojë në kombëtaren e parë, ndërsa në përbërjen e helvetikëve për Kampionatin Evropian U21 janë edhe pesë shqiptarë.
Janë Xherdan Shaqiri, Amir Abrashi, Pajtim Kasami, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, shqiptarët e rinj të cilët janë ftuar për të mbrojtur ngjyrat e Zvicrës në Kampionatin Evropian U-21, ndërsa Xherdan Shaqiri, me dhjetë paraqitje në kombëtaren seniore, konsiderohet bartësi kryesor i shpresave të zviceranëve.
Zvicra U-21 e zhvillon sonte ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian U-21 ndaj Danimarkës.
Skuadra e plotë e Zvicrës:
Portier: Benjamin Siegrist (Aston Villa FC), Kevin Fickentscher (FC Sion), Yann Sommer (FC Basel 1893).
Mbrojtësit: François Affolter (BSC Young Boys), Gaetano Berardi (Brescia Calcio), Fabio Daprelà (Brescia Calcio), Timm Klose (FC Thun), Jonathan Rossini (US Sassuolo Calcio), Philippe Koch (FC Zürich), Daniel Pavlovic (Grasshopper-Club).
Mesfushorët: Amir Abrashi (Grasshopper-Club), Moreno Costanzo (BSC Young Boys), Frank Feltscher (AC Bellinzona), Fabian Frei (FC St Gallen), Xavier Hochstrasser (Calcio Padova), Pajtim Kasami (US Città di Palermo), Fabian Lustenberger (Hertha BSC Berlin), Xherdan Shaqiri (FC Basel 1893), Granit Xhaka (FC Basel 1893).
Sulmuesit: Nassim Ben Khalifa (1. FC Nürnberg), Innocent Emeghara (Grasshopper-Club), Mario Gavranovic (FC Schalke 04), Admir Mehmedi (FC Zürich). (Lajmeshqip.com)

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni