Home » Futboll » Xhemajli pret ftesë nga Hitzfeldi

Xhemajli pret ftesë nga Hitzfeldi

blerimParma, 16 dhjetor – Mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli po i kalon momentet më të mira aktualisht te skuadra italiane Parma.

Mirëpo për të qenë plotësisht i lumtur atij i nevojitet edhe ftesa nga seleksionuesi i Përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, për të luajtur në kampionatin botëror “Afrika e Jugut 2010”. Mediat zvicerane parashikojnë se lojërat e mira të shqiptarit dhe rezultatet e Parmës mund ta bindin Hitzfeldin që të bëjë gati ftesën. Parma këtë edicion është kthyer në Serie A dhe mban pozitën e katërt në klasifikim.
Xhemajli 23-vjeçar ka deklaruar se mban telefonin pranë, meqë pret një telefonatë nga seleksionuesi Hitzfeld.
“Nëse na shkojnë punët mirë mua dhe skuadrës, atëherë jo vetëm që shpresoj, por pres të ftohem në Përfaqësuese nga seleksionuesi Hitzfeld”, ka deklaruar Xhemajli. “Besoj se sërish do të rekrutohem te Përfaqësuesja e Zvicrës, pasi po kaloj momente të mira në Parmë”.
Në rast se Xhemajli ftohet nga Përfaqësuesja zvicerane, atëherë në radhët e “helvetikëve” ka gjasa që në Afrikën e Jugut të shohim tre futbollistë shqiptarë. Përveç Xhemajlit, pritet të jenë edhe Valon Behrami (West Ham United) dhe Albert Bunjaku (Nurnberg).
Xhemajli shpreson të mbetet te skuadra e Parmës edhe pas përfundimit të këtij edicioni, kur i skadon huazimi nga Torino. Në të vërtetë, drejtuesit e Parmës kanë blerë gjysmën e kartonit të Xhemajlit për 4.5 milionë euro. Nëse duan ta kompletojnë transferimin e tij në fund të këtij edicioni, atëherë në xhirollogarinë e Torinos duhet të derdhin edhe 4.5 milionë euro të tjera.
“Nëntë milionë euro për mua mund të them se janë shumë para”, është shprehur Xhemajli. “Pikërisht për këtë arsye pres të tregohem edhe i mirë te Parma, sepse ndiej një lloj presioni mbi mua shkaku i këtij çmimi të lartë. Me lojën time po kontribuoj mjaft në fitoret e Parmës, ani pse ende nuk kam shënuar gol në Serie A”.
Këtë edicion Xhemajli me fanellën e Parmës ka shënuar 11 paraqitje, ndërsa në edicionin e shkuar me Torinon pati luajtur në 30 ndeshje në Serie A. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni