Home » Kampionati Italian » Xhemajli me Parmën nuk arritën ta ndalin Juventusin

Xhemajli me Parmën nuk arritën ta ndalin Juventusin

Roma deri në minutën e 90-të ka udhëhequr me rezultat 2:0, më pas Cagliari barazoi shifrat 2:2. Fiorentina bënë kërdinë, duke e mundur 5:1 Sienën, ndërsa Interi kthehet me fitore.

Futbollistët e Parmës i hyrën ndeshjes me optimizëm të madh se do ta mposhtin Juventusin, që kohët e fundit ka pasur krizë të rezultateve. Parma nuk ishin të zotët që ta fitojnë këtë sfidë mjaft të vështirë, duke pasuar humbje me shifrat 1:2 si vendas nga Juventusi që po këndellet.

Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemajli, luajti me sukses plotë 90 minuta përballë futbollistëve të dëshmuar të “Zonjës së Vjetër”, por assesi të gjejnë mundësinë që të paktën ta barazojnë rezultatin dhe ta ndalin një pikë para adhuruesve të vet. Në minutën e tretë Juventusi kaloi në epërsi me golin e futbollistit të spikatur Salihamidzic.

Vendasit morën veten dhe brenda 22 minutave arrijnë te goli i barazimit. Amoruso shënoi për rezultatin 1:1, gol ky që dha shpresa për rezultat më pozitiv te skuadrës së Parmës. Por kjo nuk ngjau ashtu si u prit nga dashamirët e kësaj loje, pasi mysafirët shtrënguan radhët dhe kaluan në epërsi 1:2 gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes.

Futbollisti Castellini me golin e tij jo vetëm që kalojë në epërsi “Zonjën e Vjetër”, por edhe ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund. Juventus megjithëse luajti pa një futbollist nga minuta e 73-të kur Caceres ishte përjashtuar nga loja, ia doli me sukses të ruajë rezultatin.

Tri pikë me vlera për Juventusin që ia ruajnë hapin për kreun e tabelës, skuadër e cila renditet në vendin e dytë me 33 pikë ose tetë pikë më pak se lideri, Interi. Parmën kjo humbje e zbret në vendin e gjashtë me 28 pikë të tubuara. Skuadra e Interit me golin e Balottellit në minutën e 12-të mposhti si mysafirë me rezultat 1:0 Chievon.

Fiorentina bëri kërdinë si udhëtues duke i dhënë leksion Sienës, të cilën e shkatërrojnë me rezultat 5:1. Sampdoria para adhuruesve të vet barazoi 1:1 me Palermon, ndërsa Catania nëpër vrimë të gjilpërës me shifra 1:0 mposhti Bolognan.

Barazim interesant ka ndodhur në Cagliari, kur Roma fitoren në 2:0 e ka shndërruar në 2:2 në minutën e 90-të. Roma udhëhoqi me shifrat 0:2 falë golave të futbollistëve Pizarro (52’) e Perrotta (65’), ndërsa çudia ndodhi në minutën e 90-të kur dy herë radhazi shënoi Cagliari në barazimin 2:2 nëpërmjet futbollistëve Lopez (90’) dhe Conti (90’).

Rezultatet

Siena – Fiorentina 1:5 (0:3)

Sampdoria – Palermo 1:1 (1:1)

Parma – Juventus 1:2 (1:2)

Catania – Bologna 1:0 (0:0)

Cagliari – Roma 2:2 (0:0)

Lazio – Livorno 4:1 (0:1)

Bari – Udinese 2:0 (1:0)

Atalanta – Napoli 0:2 (0:1)

Chievo – Inter 0:1 (0:1)

Tabela

1. Inter 18 13 3 2 37:14 42

2. Juventus 18 10 3 5 32:22 33

3. Milan 16 9 4 3 23:17 31

4. Napoli 18 8 6 4 28:24 30

5. Roma 18 8 5 5 29:24 29

6. Parma 18 8 4 6 23:24 28

7. Fiorentina 17 8 3 6 23:16 27

8. Bari 17 7 6 4 21:15 27

9. Palermo 18 7 6 5 23:21 27

10. Sampdoria 18 7 5 6 22:26 26

11. Genoa 16 7 3 6 28:27 24

12. Cagliari 17 7 3 7 27:23 24

13. Chievo 18 7 3 8 20:20 24

14. Lazio Rom 18 4 7 7 14:17 19

15. Udinese 17 5 3 9 19:23 18

16. Livorno 18 5 3 10 11:23 18

17. Bologna 17 4 4 9 17:25 16

18. Catania 18 3 6 9 17:26 15

19. Atalanta 17 3 4 10 15:27 13

20. Siena 18 3 3 12 18:33 12 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni