Home » Kampionati Italian » Xhemajli 79 minuta në fitoren e Parmës

Xhemajli 79 minuta në fitoren e Parmës

blerimxhemailiFutbollistët e Parmës shënuan një fitore sa të vështirë (2:1), por aq domethënëse në takim me Bolognan, në javën e 16-të të Serie A të Italisë në futboll.

Blerim Xhemajli ka luajtur deri në minutën e 79-të të ndeshjes, kur e ka zëvendësuar futbollisti Paloschi. Golat e fitores për Parmën i ka shënuar futbollisti Panucci (58’) e Amoruso (86’) dhe për mysafirët ka realizuar Mundingayi (44’).

Xhemajli ka pasur paraqitje të mirë në këtë sfidë shumë të vështirë, por që ndalën tri pikë në vatër të tyre. Parma pozicionohet në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit me 28 pikë të grumbulluara.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni