Home » Boks » Xhemaili drejt Olimpiadës 2012

Xhemaili drejt Olimpiadës 2012

seidxhemaili-1“Titulli i sapo fituar i Zvicrës në boks është një nxitje dhe një hap drejt prezantimin tim në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Londër në vitin 2012”, tha për gazetën nacionale “Bota sot”, Seid Xhemaili.

Boksieri Seid Xhemaili, i lindur në vitin 1990, që bokson në kategorinë 90 kg, i gjatë dy metra, edhe pse i ri ka bërë emër të respektuar në boksin zviceran.Ai jeton dhe punon qe 12 vite në qytetin e Brüttisellen të Zvicrës. Seid Xhemali qe katër vite merret me boks.

Xhemaili është kampion i juniorëve në Zvicër. Ai deri më tash ka zhvilluar 20 meçe, nga të cilat vetëm tri i ka humbur. Fjalë të mira për boksierin Xhemaili ka edhe trajneri i tij, Richard Marty.

“Në Xhemailin kam besim të madh dhe se një ditë do të realizoj qëllimin dhe ëndrrat e tija për të qenë kampion bote, me kusht nëse vazhdon kështu me këtë ritëm”, tha Marty. Në pyetjen tonë, se çka do të thotë për atë të jesh kampion i Zvicrës?

Xhemaili për gazetën nacionale “Bota sot” u përgjigj: “Titulli për mua është shumë i rëndësishëm, madje jo vetëm për mua, por edhe për vendin tim, për kombin dhe shtetin tim, ku jetoj sot, pra Zvicra. Titulli sapo fituar është një nxitje dhe një hap drejt prezantimin tim në Lojërat Olimpike 2012 që do të mbahen në Londër”. Xhemaili në vazhdim foli edhe për synime tjera.

“Intensivisht jam duke ushtruar për të arritur më shumë suksese. Për sukseset padyshim e falënderoj familjen time, në radhë të parë prindërit të cilët jo vetëm që më përkrahin por edhe më ndihmojnë financiarisht. Prandaj kjo është meritë e tyre që kam arritur në këtë nivel të lartë të boksit zviceran. Besoj se biznesmenët, sidomos shqiptarët do të kenë mirëkuptim për të më mbështetur në të ardhmen që të shënoj rezultate edhe më kulmore”, tha Xhemaili.

Duke folur për boksin ndërkombëtar dhe yjet e këtij sporti, Xhemaili, ka thënë: “Unë i kam dy idhuj në boksin botëror. Të madhin Muhamed Ali dhe Mike Tyson. Në fakt unë i kam idhuj, por nuk do të thotë se unë kam stil të ngjashëm sikur ata. Ose nesër të bëhem si Muhamed Ali apo Mike Tyson.

Synimet e mija janë që të bëhem një boksier me stil të veçantë, që se ka askush. Nuk dua ta imitojë askënd, por ta shprehi talentin dhe mjeshtrin time. Nga ana tjetër, për sukseset e arritura të mija dua t’i falënderoj sponsorët: Restaurant Glatthof në Glattbrugg, z. Ramadan Millaku dhe pronar i firmës sanitare “Saniterm” në Dübendorf, pastaj z. Maliq Haziraj dhe autoshkollën e z. Ruzhdi Haziraj. Erdal Kiran (ish-kampion bote) president i “Esquive Boeing-Club” në Gjenevë , i deklaroi gazetës sonë: “Në Gjenevë u dëshmuan edhe njëherë boksierët më mjeshtrit e tyre.

Në mesin e më të mirëve ishte edhe shqiptari nga Kosova Seid Xhemali, për të cilin boksier kam qenë i bindur se do të shpallet kampion i boksit në Zvicër. Nisur nga talenti, mjeshtëria dhe profesionalizmi i Xhemailit mendoj se ai mund të arrijë shumë lartë, pse jo edhe një ditë të jetë kampion bote”. Në fund duhet shtuar se i riu nga Kosova Lindore, Seid Xhemaili, është boksier i parë, sipas kategorisë së tij, me një moshë tejet të re, që të fitojë zyrtarisht titullin e kampionit të boksit në Zvicër.  /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni