Home » Kampionati Gjerman » Xhaka në Top pesë mesfushorët më të mirë defensivë në Bundesligë

Xhaka në Top pesë mesfushorët më të mirë defensivë në Bundesligë

xhaka-n-euml-top-pes-euml-mesfushor-euml-ve-m-euml-t-euml-mir-euml-defensiv-euml-n-euml-bundeslig-euml_hdGranit Xhaka po lë gjurmë në Bundesligë. Mesfushori i Borussia Moenchengladbachut ka zënë vend në listën e pesë futbollistëve më të mirë defensivë për pjesën e parë të Bundesligës.
Ai është zgjedhur i pesti në këtë listë pas lojërave të mira që ka shfaqur me Moenchengladbachun në Bundesligë dhe në Ligën e Evropës.

Para Xhakës janë dyshja e Bayern Muenchenit: Philipp Lahm e Xabi Alonso dhe dyshja e Bayer Leverkusenit: Gonzalo Castro e Lars Bender.

Xhaka 22-vjeçar në edicionin 2014/15 ka regjistruar 22 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar tri gola e pesë asistime. Ka dy gola në fazën e grupeve të Ligës së Evropës dhe një gol në Bundesligë deri më tash, shkruan koha ditore.

“Me gjithë rotacionet e shumta që i ka bërë trajneri Lucien Favre te Moenchengladbachu, Xhaka ishte titullar në 22 ndeshje prej 27 të mundshmeve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni