Home » Liga e Kampionëve » Xhaka: Liga e Kampionëve, ëndrra ime

Xhaka: Liga e Kampionëve, ëndrra ime

 Xhaka: Liga e Kampionëve, ëndrra imeMesfushori i Baselit, Taulant Xhaka, është duke shijuar përvojën në Ligën e Kampionëve, në të cilën garë gjithmonë e kishte pasur ëndërr të luante.

“Unë e shikoja këtë garë në TV dhe luaja në PlayStation dhe tash jam pjesë e kësaj gare. Është gjëja më e mirë që një lojtar mund ta imagjinojë”, thotë Xhaka për “UEFA.com”, transmeton koha.net.

Baseli të martën mbrëma do të luajë në udhëtim ndaj Portos në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të “Championsit”.

Ndeshja e parë në Basel përfundoi me shifrat 1:1, kështu që kampionit të Zvicrës i duhet me çdo kusht të shënojë një gol.

“Synimi ynë është të fitojmë kundër Portos dhe të arrijmë në çerekfinale e të shkruajmë histori. Jemi mjaft të motivuar për këtë sfidë”, ka thënë mes tjerash Xhaka.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni