Home » Kampionati Gjerman » Xhaka: Bëmë lojë të mirë dhe mposhtëm Freiburgun

Xhaka: Bëmë lojë të mirë dhe mposhtëm Freiburgun

Është ndeshja e dytë miqësore që ka zhvilluar Granit Xhaka me skuadrën e Baselit dhe që ka shënuar edhe një gol deri më tash.

“Kemi luajtur të gjithë shkëlqyeshëm në fitoren kundër Freiburgut. Ka qenë një ndjenjë e mirë që luajtëm së bashku me vëllain, Taulantin, kundër skuadrës gjermane”, tha për gazetën Kombëtare ”Bota sot”, Granit Xhaka.

Katër shqiptarë u paraqitën në radhët e Baselit, Xherdan Shaqiri luajti 45 minutat e parë, ndërsa në pjesën e dytë nga minuta e 46-të janë aktivizuar vëllezërit Granit e Taulant Xhaka, si dhe Beg Ferati, të cilët luajtën me sukses të lartë në fitoren 2:1 që shënuan si udhëtues në ndeshjen miqësore ndaj Freiburgut, anëtarë i elitës së Gjermanisë.

Golat për Baselin i shënuan Stocker në minutën e 7-të dhe Almerares nga penalltia në minutën e 57-të, ndërsa për Freiburgun ka shënuar Mendy në minutën e 11-të. Të katër shqiptarët dëshmuan lojë të shkëlqyeshme.

Duhet veçuar futbollistin Granit Xhaka, i cili luajti edhe ndeshjen e dytë me skuadrën e parë të Baselit. Ai për dy ndeshje shënoi një gol. Në javën e kaluar Granit Xhaka e nisi me gol në ndeshjen miqësore kur mundën me rezultat 3:1 FC Bielin e ligës së dytë zvicerane, ndërsa në ndeshjen me Freibugun ka qenë ndër më luftarakët në fushë.

Sipas kësaj, shihet se Granit Xhaka, po zë vend në përbërjen e Baselit dhe po dëshmon forcën e tij ngjashëm sikurse se mrekulloi në kampionatin botëror me Zvicrën U-17, kur u bënë kampion bote. Granit Xhaka thotë se aspak nuk ka qenë vështirë për të që të luajë në skuadrën e parë të Baselit dhe iu duket sikur të jetë shumë më gjatë te sendorët e kësaj skuadre.

“Aspak nuk është vështirë. Njësoj është për mua. Me Freiburgun që të gjithë kemi luajtur mirë. Ka qenë një ndjenjë e mirë që së bashku me vëllain tim, Taulantin, kemi bashkëvepruar dhe sulmuar në drejtim të portës gjermane.

Kjo është ndeshja e dytë miqësore për mua në fanellën e Baselit për seniorë. Në ndeshjen e parë miqësore e nisa me gol kundër skuadrës së Bielit. Jam i kënaqur shumë me skuadrën e parë të Baselit. Edhe Xherdan Shaqiri, Beg Ferat, Taulant Xhaka dhe në përgjithësi futbollistët e Baselit dëshmuam lojë të fortë dhe cilësore në Freiburg.

Ka qenë kënaqësi për të gjithë që fituam ndeshjen. Bëmë lojë shumë të mirë”, tha Xhaka, Ai tha se në Gjermani ka pasur borë të madhe, por fusha e lojës ka qenë e pastruar dhe nuk e kanë pasur vështirë të luajnë ndaj Freiburgut.

Baseli tash do të ketë ndeshjen e radhës miqësore dhe pikërisht me skuadrën e njohur të Holandës, AZ Alkmarin, pastaj me një skuadër të Maqedonisë dhe të Norvegjisë. Rast për të katër futbollistët shqiptarë që të testojnë cilësitë e veta e sidomos për vëllezërit Xhaka që janë inkuadruar nga 6 janari në përgatitje me skuadrën e parë.

Ata më lojërat që po dëshmojnë gradualisht do të bindin edhe trajnerin. Granit Xhaka, mesfushorë i shkathët do të jetë njëri prej figurave më të mira edhe në Superligën e Zvicrës. Ai e ka nisur mbarë me Baselin dhe është i përgatitur fortë mirë.

“Jemi të përgatitur shumë mirë dhe kjo është përparësia jonë që po bëjmë lojëra të mrekullueshme”, tha Xhaka.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni