Home » Kampionati Spanjoll » Xavi: Ishte një rast i humbur

Xavi: Ishte një rast i humbur

xavi-ishte-nj-euml-rast-i-humbur_hdXavi është ndarë i frustruar pas disfatës 1-0 nga Real Sociedad dhe dështimit të Barcelonës të marrë kryesimin e tabelës së La Ligas.

Blaugranët e filluan ndeshjen me Lionel Messi dhe Neymar në stol dhe e panë veten në disavntazh pas vetëm dy minutash, me Jordi Alba që dërgoi topin në rrjetën e vet.

Barca dominoi në posedim, por, edhe pas inkuadrimit të Messi dhe Neymar në fushë në pjesën e dytë, ata nuk ishin në gjendje të shfrytëzojnë gabimin e Real Madridit në Valencia për ta marrë kryesimin e tabelës.

“Është një mundësi e humbur. Topi thjesht nuk dëshironte të futet brenda. Ne kishim shumë shanse dhe humbën disa raste të mëdha. Ne filluam me këmbë të keqe; auto-goli ishte vrasës”.

“Real Sociedad luajti një ndeshje të mirë, veçanërisht në mbrojtje. Por ne luajtëm mirë, pavarësisht humbjes”, ka thënë Xavi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni