Home » Futboll » Wolverhamptoni nënçmoi kampionin, luajti me ekipin e dytë

Wolverhamptoni nënçmoi kampionin, luajti me ekipin e dytë

wolverhamptonLondër, 17 dhjetor – Premier League ka kërkuar një shpjegim nga skuadra angleze Wolverhampton Wandereres, për vendimin e tyre që të fusin skuadrën e dytë në ndeshjen e së martës kundër Manchester United.

Wolverhampton e humbi ndeshjen e javës së 17-të të Premier Leagues me 3:0. Tifozët e Wolverhamptonit që udhëtuan në “Old Trafford” për të përkrahur skuadrën e tyre kishin protestuar, duke kërkuar që t’u ktheheshin paratë.
“Bordi i Premier League ia ka bërë një kërkesë me shkrim Wolverhampton Wandereresit në lidhje me skuadrën që e ka futur në fushë për ndeshjen kundër Manchester Unitedit. Pasi të ketë përgjigje bordi do të analizojë nëse është e nevojshme që të procedohet me dënime”, thuhet në deklaratë të lëshuar nga faqja e Premier Leagues.
Trajneri i Wolverhamptonit, Mick McCarthy, ka arsyetuar vendimin e tij duke thënë se ka kursyer futbollistët nga lëndimet. Wolverhampton me humbjen e pësuar ka rënë në pozitën e 18-të, ndërsa të dielën do të ndeshet me Burnleyn.
“Unë kam marrë këtë vendim dhe jam përgatitur me atë se do të bëhen shumë pyetje. Mirëpo, ajo që a ndodhur sonte, ne kemi shpëtuar pa lëndime”, ka thënë McCarthy për faqen zyrtare të skuadrës.
Vetëm portieri Marcus Hahnemann ka qenë nga skuadra e parë për përballjen e Man. Utd.
“Unë kam lexuar një shkrim në një medium se si trajneri i Chelseat, Carlos Ancelotti, ka thënë se rreziku për lëndim në një ndeshje është 10 për qind. Më pas kjo rritet deri në 30 apo 40 për qind, nëse pason një ndeshje tjetër intensive pas tri-katër ditëve.

Ne e besojmë këtë. Kjo ka qenë skuadra më e mirë që kam mundur të fus në fushë sonte, pasi ka qenë skuadër e freskët. Mendoj se ishim konkurrues sonte si kundër Chelseat dhe Arsenalit”, ka thënë McCarthy.
Wolverhampton gjendet në pozitën që e dërgon në Kategorinë e Dytë të futbollit anglez.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni