Home » Tenis » Williamsin do ta dënojn me 1milion dollarë

Williamsin do ta dënojn me 1milion dollarë

Serena WilliamsNew York, 27 nëntor – Tenistja numër një në botë Serena Williams mund të përballet me gjobën më të madhe në histori të tenisit, pas sjelljeve josportive që bëri në grand slam turneun “US Open”. Williams mund të gjobitet nga Federata Botërore e Tenisit me 1 milion dollarë.

Williams pati kërcënuar një gjyqtare se do ta godasë me top në gojë, pasi kjo e fundit kishte dhënë një vendim kundër amerikanes në gjysmëfinale të “US Open”.

“Po të mundja do ta fusja këtë top në fyt”, i kishte thënë Williams referes.
Williams mund edhe të suspendohet për ca kohë nga tenisi. Fituesja e 11 turneve të mëdhenj pritet të thyejë rekordin e australianit Lleyton Hewitt. Hewitt mban rekordin për gjobën më të madhe të paguar. Ai në vitin 2002 ishte gjobitur me 100 mijë dollarë pasi mungoi në një intervistë gjatë turneut në Cincinnati.

Administratori i grand slameve për ITF, Bill Babcock, ka përfunduar hetimet ndaj Williamsit dhe ka propozuar këtë gjobë.

Ai do të propozojë këtë vendim te katër anëtarët e komitetit të grand slameve, Geoff Pollard (Australian Open), Jean Gachassin (Roland Garros), Tim Phillips (Wimbledon) dhe Lucy Garvin (US Open).  Williams është gjobitur më herët me 10.850 dollarë nga organizatorët e “US Open”.  Tenistja numër një në botë në disa raste ka kërkuar falje publike për atë incident.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni