Home » Futboll » Wenger nuk e do Van Nistelrooyn

Wenger nuk e do Van Nistelrooyn

wanger3Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e transferimit të sulmuesit të Real Madridit, holandezit Ruud Van Nistelrooy gjatë miniafatit kalimtar të dimrit.

Wenger ka pranuar se është në kërkim të një sulmuesi, por ai nuk do të jetë holandezi Van Nistelrooy që gjatë këtij dimri do të largohet nga skuadra spanjolle. Aktualisht Arsenali nuk e ka asnjë sulmues, pasi Robin Van Persie, Nicklas Bendtner dhe Eduardo Da Silva janë të lënduar.

“Jemi në fillim të muajit dhjetor, ndërsa tash kemi nisur kërkimin e një sulmuesi shkaku i situatës së lëndimeve që e kemi në skuadër”, ka deklaruar Wenger.

“Nuk mund të ëndërrojmë ndonjë sulmues të klasit të lartë, ndërsa Van Nistelrooy nuk është në listën tonë”. Mësohet se synimi i Wengerit është sulmuesi i West Ham Unitedit, Carlton Cole për të cilin tashmë trajneri francez ka bërë gati 15 milionë euro.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni