Home » Futboll » Wenger, lëvdata për Song

Wenger, lëvdata për Song

wenger-l-euml-vdata-p-euml-r-song_hdTrajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se nuk është habitur me formën e lartë të ish-mesfushorit të tij, Alex Song, që tash luan për West Hamin.

Song kaloi shtatë sezone nën urdhrat e Wengerit para se të largohej drejt Barcelonës në vitin 2012, por nuk ka arritur të gjejë veten te skuadra katalonase dhe tani është rikthyer në Angli te West Hami në formë huazimi.

Kamerunasi do të takohet me ish-klubin e tij të dielën kur Arsenali viziton West Hamin në Upton Park.

“Ai është lojtar i mirë. E solla këtu kur ishte 17-vjeç dhe e mbaja atë pavarësisht shumë ankesave në të”, tha Wenger.

“Ai është shndërruar në një lojtar shumë të mirë, andaj nuk duhet të më bindni se është lojtar i mirë. E mora kur ishte shumë i ri dhe i dhashë shansin. Nuk luajti shumë në Spanjë, por gjithmonë mund të përmirësohesh”, shtoi Wenger për Songun. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni