Home » Kampionati Anglez » Wenger interesohet për dy sulmues

Wenger interesohet për dy sulmues

Arsene Wenger, menaxher i skuadrës së fuqishme, Arsenali, kërkon dy sulmues të spikatur.

Sipas burimeve të brendshme thuhet se Wenger dëshiron të nënshkruajë me dy sulmues të ri gjatë afatit kalimtar dimëror në muajin janar. Mirror shkruan se Wenger ka bërë interesim për cakun numër një, përfshirë sulmuesin e Bordeaux, Marouane Chamakh, por i është thënë se nuk ka mundësi që ai të largohet në muajin janar.

Por Wenger mbetet i bindur se do të mund të nënshkruajë me marokenin në formë të transferit të lirë gjatë verës së ardhshme, pasi kontrata e tij me Bordeaux të skadojë. Chamakh po ashtu dëshiron Arsenalin, para klubeve të tjera të interesuara për të, si Everton dhe Tottenham.

Por Wenger ende është duke menduar të nënshkruajë me edhe një sulmues në afatin kalimtar të janarit, në mungesë të dy sulmuesve kryesor, Robin van Persie dhe Nicklas Bendtner, dhe me Eduardo që është jashtë forme. Opsioni i parë për këtë afat kalimtar do të jetë sulmuesi i Wolfsburg, Edin Dzeko, por klubi gjerman kërkon 20 milionë euro dhe Milani është një pengesë tjetër për të marrë shërbimet e boshnjakut.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni