Home » Tenis » Wawrinka dhe Nishikori në çerekfinale

Wawrinka dhe Nishikori në çerekfinale

Wawrinka dhe Nishikori në çerekfinaleKampioni në fuqi derdhi më shumë djersë në përballjen me Garcia Lopez.Kei Nishikori kualifikohet në çerekfinalen e Australian Open pasi u imponua në 3 sete ndaj spanjollit David Ferrer.

Rezultati 6-3 u përsërit në të treja setet. Në fazën tjetër ai gjen zvicerianin Stan Wawrinka. Kampioni në fuqi derdhi më shumë djersë në përballjen me Garcia Lopez. Seti i parë u fitua në tie break nga Wawrinka, ndërsa të dytin zviceriani e mbylli me 2 game avantazh.

Takimi u rihap në setin e tretë ku spanjolli dominoi me rezultatin 6-4, ndërsa në setin final Wawrinka e çoi takimin në tie break ku arriti të shkëputej 10-8 për të siguruar biletën e çerekfinales. Një tjetër sfidë interesante ishte edhe ajo mes Feliciano Lopez dhe Milos Raonic ku kanadezi arriti të dilte fitues pas 5 raundeve duke dominuar në setin e fundit me rezultatin 6-3.

Në disiplinën e femrave, numri 1 i botës, Serena Williams sfidoi numrin 24 të turneut Garbine Muguruza, e cila krijoi panik për amerikanen pasi fitoi në setin e parë 6-2. Gjithsesi 5 herë fituesja e Australian Open nuk e humbi busullën duke e kthyer ndeshjen në favor me rezultatin 6-3, 6-2.

Kualifikim të vështirë arriti edhe motra tjetër e familjes Williams. Venus kaloi polaken Radwanska në tre sete me të fundit që u mbyll në favorin e saj 6-1. Ndërkohë, në derbin amerikan, Madison Keys dominoi bashkëkombasen Madison Brengle 6-2, 6-4. 19-vjeçarja që drejtohet nga trajnerja Lindsay Davenport regjistroi arritjen më të madhe të karrierës së saj, duke u kualifikuar në çerekfinalen e Australian Open ku do të ndeshet me një tjetër amerikane, motrën më të madhe të familjes Williams, Venus.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni