Home » NBA » Washingtonin mposhtet nga Golden State 114:107

Washingtonin mposhtet nga Golden State 114:107

Washingtonin mposhtet nga Golden State 114:107Ekipi i Golden States është treguar shumë i fortë si mysafir në ballafaqim me Washingtonin dhe shënuan fitore me rezultat 114:107.

Përballja mes këtyre rivalëve ishte shumë e fortë dhe edhe si derbi i kësaj xhiroje, mirëpo mysafirët dëshmuan më të mirën dhe heshtën mbi 20 mijë shikues të mbledhur në palestrën e Washingtonit.

Basketbollisti Stephen Curry ka qenë më i dalluari dhe me 32 pikët e tija ishte edhe kreator i fitores së skuadrës së tij. Vendasit u munduan me forcat e tyre por kot që të thyejnë kryesuesin e Perëndimit. Basketbollisti Pierce bëri paraqitje të mirë dhe 25 pikët e tija nuk i mjaftuan për rezultat të favorshëm. Washington është në vend të pestë me 33 fitore e 24 humbje në Konferencën e Lindjes, kurse Golden State i pari me 44 fitore e 10 humbje në Konferencën e Perëndimit. Dallasi para shikuesve të vet mposhti me rezultat 99:92 Toronton.

Ellis me 20 pikë e Nowitzki me 18 ishin edhe protagonistët e kësaj fitore të Dallasit.

Dallasi klasifikohet në vend të katërt me 39 fitore e 20 humbje në Perëndim dhe Toronto është i dyti me 37 fitore e 20 humbje në Lindje. Ekipi i Oklahoma Cityt ishte më i mirë se Indiana dhe fitoi me rezultat 105:92.

Ibaka ishte individi më i shquar me 23 pikë së bashku me Westbrook (20) dhe i siguruan fitore skuadrës së tyre, kurse Miles me 21 pikë ishte më efikasi te mysafirët.

Rezultatet
Washington-Golden State 107:114
Detroit-Cleveland 93:102
Oklahoma-Indiana 105:92
Dallas-Toronto 99:92

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni