Home » NBA » Wade nuk mundi tia arij fitoren Miamit

Wade nuk mundi tia arij fitoren Miamit

Miami, 7 janar – Fundori Dwyane Wade shënoi 44 pikë dhe asistoi 7 herë, mirëpo ky kontribut  nuk ishte i mjaftueshme për skuadrën e tij Miami, që të mposhtë Bostonin të mërkurën mbrëma. Bostoni triumfoi si mysafir në Miami pas lojës shtesë me 112:106.
”Ne patëm rastin, por e lëshuam”, tha aloqendra e Miamit, Udonis Haslem, që ndeshjen e mbylli me 19 pikë.
Miami ishte në epërsi prej dy pikëve, kur kishin mbetur vetëm 0.6 sekonda pa mbaruar koha e rregullt. Mirëpo, fundori Rajon Rondo, shënoi në fund për të dërguar ndeshjen në shtesë. Rondo ishte shënuesi më i mirë i Bostonit me 25 pikë e 8 asistime.
“Ka qenë një fitore e madhe për ne. Ne kurrë nuk ndalëm së besuari”, ka thënë trajneri i Bostonit, Doc Rivers.

Rezultatet:

Miami – Boston    106:112 OT
(Wade 44 – Rondo 25)

Atlanta – New Jersey    119:89
(Crawford 29 – Yi 19)

Cleveland – Washington    121:98
(James 23 – Jamison 26)

Orlando – Toronto    103:108
(Lewis 24 – Bargnani, Bosh 18)

Minnesota – Golden State    101:107
(Jefferson 26 – Maggette 28)

Oklahoma C. – New Orleans    92:97
(Durant 27 – West 19)

San Antonio – Detroit    112:92
(Parker 23 – Hamilton 29)

Phoenix – Houston    118:110
(Nash 26 – Brooks 34)

Utah – Memphis    117:94
(Miles 24 – Young 22)

LA Clippers – LA Lakers    102:91
(Davis 25 – Bryant 23)

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni