Home » Futboll » Votim plebishitar: Argjentinasi Lionel Mesi, fitues i “Topi i Artë 2009″

Votim plebishitar: Argjentinasi Lionel Mesi, fitues i “Topi i Artë 2009″

lionel-messi--1024x768-25Ishte ora 21.20, natën e fundit (të hënën), në kodrat e Barcelonës, kur Denis Chaumier, redaktor drejtues i “France Football”, ka njoftuar se Lionel Messi ka qenë i emëruar nga 96 juri si fitues i “Topi i Artë 2009”.

Një plebishit i vërtetë. Për më tepër, pasi Mesi është lojtari më i mirë në historinë e zgjedhur, madje edhe para se të caktohej si i tillë Mishel Platini, në vitin 1984. I veshur me xhinse dhe një xhup të gjelbër me të bardhë, sulmuesin argjentinas të Barcelonës e shikojmë për shumë minuta me një buzëqeshje të fiksuar në fytyrë, që tregon gëzimin e ligjshëm për këdo në një rast të tillë. Pranon t’i bësh komplimenta të tilla, se është një “gjeni” në futboll, me veprimet që kryen, por yll jo.

“Leo është një person i thjeshtë, krejt normal”, – na kishte thënë vëllai i tij, Rodrigo, disa minuta para se të takoheshim, përmes telefonit, derisa i dha fund një bllokimi në trafikun e madh të periferisë së kryeqytetit katalanas. Ora ishte vetëm diçka mbi 20.30, era frynte e fortë përjashta, ndaj vendosëm ta takonim në shtëpinë e tij, mjaft të madhe. Menjëherë na qerasi me një aperitiv, duke na konsideruar si miqtë e tij të familjes, jo si të bëhej fjalë për një ceremoni solemne, të denjë për lojtarë si ai, gati për t’u dekoruar si fituesi i “Topi i Artë 2009”. Leo ishte pak i lodhur nga “El Classico” e ditës së mëparshme, ndaj po relaksohej, duke parë ritransmetimin e kësaj ndeshjeje të madhe në një ekran gjigand, që ishte vendosur përballë divanit ku qëndronte i ulur. Por, sapo trokasim në derë, ai ngrihet vetë dhe na qeras e na uron mirëseardhjen, madje mbush tërë atë hapësirë të shtëpisë me seriozitet absolut. Përveç kësaj, dëgjojmë disa zhurma nga kuzhina, klithmat e një fëmije dhe një qen që leh. E tëra kjo është jeta e shtëpisë së “star”-it të Barcelonës. Asgjë për t’u dukur.

“Topi i Artë 2009” është mjaft i matur, kurrsesi një narcisit, pavarësisht famës së madhe që ka në tërë globin. Vetëm dy fotografi të tija, të varura mureve të dhomës në ndenjes, disa trofe personalë mbi TV, këto përbëjnë “kabinetin” e tij. Mesi kërkon pak pushim, duke biseduar lirshëm, para se të bëjë intervistën e rastit para kamerës sonë. Preferon të shfletojë si fillim librin e “Topi i Artë”, tashmë 50-vjecar, shikon dhjetëra fotografi të paraqitura nga redaktori i “France Football”, Denis Chaumier, më pas na falënderon ngrohtësisht. Këtu nis edhe rrëfimi i gjatë i tij, i zakonshëm dhe ekskluziv, si gjithmonë, në të tilla raste….

Votim plebishitar

Pothuajse unanimisht, 96 anëtarët e bordit votuan për sulmuesin e Barcelonës, që arritën në 473 pikë, nga 480 të mundshme. Një vjeshtë më pak pompoze se vitet e tij të kaluara, gjatë performancës zhgënjyese në ndeshjet kualifikuese të Argjentinës për “Kupën e Botës 2010”, sikur e kishte eklipsuar paksa yllin e Barcelonës, Lionel Mesi. Megjithatë, nga të gjithë konsiderohej si rivali më dinjitoz për ta bërë të vetin “Topi i Artë 2009”. Kësisoji, ishin ringjallur shumë së fundi zërat për kurorëzimin e tij.

Juria ka vlerësuar më shumë se gjithcka rolin e Mesit në suksesin e shumëfishtë dhe të gjithanshëm të Barçës këtë vit: Katalanasit kanë fituar kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit në Spanjë dhe, veçanërisht Ligën e Kampioneve, ku Mesi ishte shënuesi i 9 golave në në 12 lojëra të zhvilluara në “Champions”. Argjentinasi shtatshkurtër ishte një golashënues i lartë edhe në “La Liga”, sezonin e shkuar, sepse Lionel Messi shënoi 23 herë, duke e bërë kështu golashënuesi i dytë më i mirë te Barça (Championship), pas Samuel Eto’o (30 gola). Me këto shifra të lakmueshme për këdo, por edhe arritjet e tij teknike, Leo ka fituar.

Lionel Mesi është pra fitues i “Topi i Artë 2009”. Eshtë lojtari i shtatë nga FC Barcelona, që e fiton këtë çmim. Gjashtë fituesit e mëparshëm të Barcelonës janë: Luis Suarez (1960), Johan Cruyff (1973 dhe 1974), Hristo Stoiçkov (1994), Rivaldo (1999) dhe Ronaldinjo (2005). Klubi katalanas vjen kështu pas dy klubeve italiane, AC Milan dhe Juventus (nga 8 “Topa të Artë” secili).

Një kurorëzim historik! Asnjëherë në historinë e “Topi i Artë 2009”, organizuar nga revista prestigjioze franceze “France Football”, një fitues nuk ka qenë i kurorëzuar me një diferencë të tillë pikësh nga rivalët e tjerë të nominuar në “Top 10”. Pas tij ka ardhur portugezi Cristiano Ronaldo, i cili u zgjodh “Topi i Artë” në vitin 2008. Pas fitimit të këtij çmimi, editorialë të shumtë kanë pushtuar mediat sportive të kontinentit, ku spikasin tituj të tillë: “Mesi-hu i ri ka ardhur”; “Master i lojës, mjeshtër i sondazhit”; “Mbret, një vit i ri”; “Shpërthyes, i paparashikueshëm, destabilizues”; “Dhe papritmas u bë gjigand”; “ABC-ja e Mesit”; “Mass 1-0 Ronaldo” etj.

Mesi: Eshtë një nder i madh!

– Çfarë mendoni për shpalljen tuaj si “Topi i Artë 2009”, nga revista “France Football”?

– Po përjetoj një emocion shumë të madh. Është nder i madh për t’u zgjedhur “Topi i Artë”, aq më tepër që jam futbollisti i parë në historinë e Argjentinës që e marr këtë çmim.

– A jeni i befasuar nga fitorja jote?

– Sinqerisht, unë e dija që isha midis të preferuarve, për shkak se Barça ende gëzon një sukses të shumfishtë për vitin 2009, kur kemi fituar gjithçka, por nuk besoja se kryesoja ndaj të tjerëve me një diferencë të madhe, 240 pikë. Ju e dini, “Topi i Artë” është diçka shumë e rëndësishme për mua. Të gjithë ata që e kanë fituar këtë çmim, kanë qenë lojtarë të mëdhenj. Por, jam i sigurtë se edhe disa lojtarë të tjerë të mëdhenj nuk e kanë fituar.

– Kujt ia dedikoni këtë sukses?

– Para së gjithash, familjes sime. Ajo ka qenë gjithmonë atje, kudo, kur kam pasur nevojë për atë. Ajo është vazhdimisht në anën time dhe ndjen ndonjëherë emocionet më të forta se unë. Falë saj, unë ndihem shumë i sigurt.

– Këtë vit, ju keni kaluar momente të lumtura në klub, por jo në kombëtaren e Argjentinës. Sinqerisht, a keni patur ndonjë dyshim për një moment që skuadra juaj kombëtare mund të mos merrte pjesë në Kupën e Botës?

Jo, jo, asnjëherë se kam çuar nëpër mend këtë gjë, edhe pse, realisht, mund të rezultonte diçka e vërtetë. Personalisht kisha shumë besim, pavarësisht vështirësive që kemi hasur në “play-off”. E dija se do të ishim pjesë e Kupës së Botës, sepse mungesa e Argjentinës atje ishte një minus i madh për tërë këtë kompeticion madhor botëror..

– A mendoni se pjesa e vështirë nuk ka filluar ende për ju?

– Sigurisht. Kur mbyll një vit të shkëlqyeshëm, si unë dhe Barça, duhet të mendosh të ruash këto ritme të larta. Natyrisht, kjo e fundit nuk do të jetë e lehtë për ne, për t’u konfirmuar si në vitin që po mbyllet, megjithatë kam fituar shumë përvojë. Falë përvojës, unë shpresoj që edhe vitin e ardhshëm të paraqitem në të njëjtën mënyrë. Bashkë me Barcelonën. Por për të fituar dy herë radhazi “Topi i Artë“, kjo nuk është e lehtë…

Renditja, sipas pikëve, e 30 kandidatëve për “Topi i Artë 2009”

1. Lionel Messi (Argjentinë, Barcelona): 473 pikë

2. Cristiano Ronaldo (Portugali, M.United dhe R.Madrid): 233 pikë

3. Xavi (Spanjë, Barcelona) : 170 pikë

4. Andrès Iniesta (Spanjë, Barcelona): 149 pikë

5. Samuel Eto’o (Kamerun, Barcelona dhe Inter): 75 pikë

6. Kaka (Brazil, Milan dhe Real Madrid): 58 pikë

7. Zlatan Ibrahimovic (Suèdi, Inter dhe Barcelona): 50 pikë

8. Wayne Rooney (Angli, Manchester United): 35 pikë

9. Didier Drogba (Bregu i Fildishtë, Chelsea): 33 pikë

10. Steven Gerrard (Angli, Liverpool): 32 pikë

11. Fernando Torres (Spanjë, Liverpool): 22 pikë

12. Cesc Fabregas (Spanjë, Arsenal): 13 pikë

13. Edin Dzeko (Bosnja, Ëolfsburg): 12 pikë

14. Ryan Giggs (Uells, Manchester United): 11 pikë

15.Thierry Henry (Franca, Barcelona): 9 pikë

16. Luis Fabiano (Brazil, Séville) 8 pikë

17. Nemanja Vidic (Serbi, Manchester United) 8 pikë

18. Iker Casillas (Spanjë, Real Madrid): 8 pikë

19. Diego Forlan (Uruguaj, Atletico Madrid): 7 pikë

20. Yoann Gourcuff (Franca, Bordo): 6 pikë

21. Andreï Archavine (Rusi, Arsenal) 6 pikë

22. Julio Cesar (Brazil, Inter): 6 pikë

23. Frank Lampard (Angli, Chelsea): 5 pikë

24. Maicon (Brazil, Inter): 4 pikë

25. Diego (Brazil, Werder Brême dhe Juventus): 3 pikë

26. David Villa (Spanjë, Valencia): 3 pikë

27. 25. John Terry (Angli, Chelsea): 2 pikë

28. Franck Ribéry (Francë, Bayern Munich): 1 pikë

29. Yaya Touré (Bregu I Fildishtë, Barcelona): 1 pikë

30. Karim Benzema (Francë, Lion dhe Real Madrid): 0 pikë

PALMARÈS, “TOPI I ARTE”

2009 – LIONEL MESSI

1956 – MATTHEËS

1957 – DI STEFANO

1958 – KOPA

1959 – DI STEFANO

1960 – SUAREZ

1961 – SIVORI

1962 – MASOPUST

1963 – YACHINE

1964 – LAË

1965 – EUSEBIO

1966 -B.CARLTON

1967 – ALBERT

1968 – BEST

1969 – RIVERA

1970 – G.MÜLLER

1971 – CRUYFF

1972 – BEKENBAUER

1973 – CRUYFF

1974 – CRUYFF

1975 – BLOKHINE

1976 -BEKENBAUER

1977 – SIMONSEN

1978 – KEEGAN

1979 – KEEGAN

1980 – RUMMENIGGE

1981 – RUMMENIGGE

1982 – P. ROSSI

1983 – PLATINI

1984 – PLATINI

1985 – PLATINI

1986 – BELANOV

1987 – GULLIT

1988 – VAN BASTEN

1989 – VAN BASTEN

1990 – MATTHÄUS

1991 – PAPIN

1992 – VAN BASTEN

1993 – R. BAGGIO

1994 – STOITCHKOV

1995 – ËEAH

1996 – SAMMER

1997 – RONALDO

1998 – ZIDANE

1999 – RIVALDO

2000 – FIGO

2001 – OËEN

2002 – RONALDO

2003 – NEDVED

2004 – SHEVCHENKO

2005 – RONALDINHO

2006 – CANNAVARO

2007 – KAKÁ

2008 – C.RONALDO

Pasaporta, Lionel Messi Vendlindja Argjentinë Mosha 22 vjeç Datëlindja 24 qershor 1987 Gjatësia 169 cm Pesha 67 kg Posti Sulmues Klubi Barcelona La Liga 2009-2010 Ndeshje 11 Titullar 9 Zëvendësues 2 Minuta lojë 840 Gola 7 Karriera Sezoni Klubi Vendi Div. Kampionat Europë Ndeshje Gola Ndeshje Gola 04-05 FC Barcelone Spanjë 1 7 1 C1 1 0 05-06 FC Barcelone Spanjë 1 17 6 C1 6 1 06-07 FC Barcelone Spanjë 1 26 14 C1 5 1 07-08 FC Barcelone Spanjë 1 28 10 C1 9 6 08-09 FC Barcelone Spanjë 1 31 23 C1 12 9 09-10 FC Barcelone Spanjë 1 11 7 C1 4 1 “Ekipi i Artë” për vitin 2009 Ndërkohë, revista “France Football”, përvec shpalljes së Lionel Mesit, si fitues i “Topi i Artë 2009”, ka shpallur edhe ekipin më të mirë për vitin që do të lëmë pas. Ai “thuret” rreth një skeme të tillë, 3-4-3. Emrat e lojtarëve të përfshirë në “Ekipin e Artë 2009”, janë si më poshtë: Iker Casillas (Spanjë, Real Madrid) – Maicon (Brazil, Inter), Xhon Terry (Angli, Chelsea), Nemanja Vidic (Serbi, Manchester United) – Ksavi (Spanjë, Barcelona), Steven Gerrard (Angli, Liverpool) Andres Iniesta (Spanjë, Barcelona), Kaka (Brazil, Milan dhe Real Madrid) – Lionel Messi (Argjentine, Barcelona), Samuel Eto’o (Kamerun, Barcelona dhe Inter), Cristiano Ronaldo (Portugali, Manchester United dhe Real Madrid). (ssh)  /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni