Home » Volejboll » Volejbollisti që bën historinë e tij në Zvicër

Volejbollisti që bën historinë e tij në Zvicër

Çfarë klubi është Lausanne UN, me të cilin takohet në finalen e kupës së Zvicrës skuadra e volejbollistit nga Kosova, Adriatik Kajtazi, Pallavolo Lugano. Cilat janë kushtet për punë dhe sa herë punohet në ditë?

Njëri prej volejbollistëve më të mirë që ka Kosova, Adriatik Kajtazi, që aktualisht luan për skuadrën e elitës zvicerane, Pallavolo Lugano, ka thënë se është në formën më të mirë të mundshme dhe pret rezultate të mëdha qoftë në kampionatin zviceran qoftë edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Volejbollisti Kajtazi ditë më parë ka shkruar historinë e tij me klubin Pallavolo Luganon, duke u kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Zvicrës. Ai është i lumtur që adhuruesve të kësaj skuadre më konkretisht qytetit të Luganos i dhuruan të dielën mbrëma një festë volejbolli.

Me Kajtazin zhvilluam një bisedë ekskluzive për gazetën nacionale “Bota sot”. “Klubi Pallavolo Lugano është ndër klubet më të organizuara dhe që punohet më profesionalizëm të lartë. Në këtë klub punohet dy-tri herë në ditë më përkushtim të lartë në të gjitha aspektet”, tha Kajtazi.

Ky volejbollist është i lumtur që gjenden në finalen e madhe dhe që vlerësohet sukses i jashtëzakonshëm. “Ka qenë një ndeshje e vështirë për fakti se rivali u dëshmua shumë i fortë. Realisht ishim skuadër më e fortë në të gjitha aspektet.

Mendoj se lodhja ka ndikua pak në këtë rezultat që ishte 3:2 në favor tonin’, theksoi Kajtazi. Duhet theksuar se skuadra e Pallavolo Lugano shënoi fitore në tajbrek me shifra 3:2 kundër skuadrës së ligës së dytë zvicerane, Munchenbuchsee. Kajtazi ka folur edhe për rivalin që do të kenë përballë më 20 shkurt në Bernë të Zvicrës, pra, Lausanne UN.

“Skuadra e Lausanne UN është momentalisht njëra ndër skuadrat më të mira në Zvicër. Më këtë klub edhe më parë kemi zhvilluar ndeshje të mira, të cilat kanë qenë rivalizuese dhe besoj se edhe finalja do të jetë e fortë si dhe e paqartë. E mira të mirë është se e njohim fortë rivalin, Lausanne UN, dhe ia dimë edhe pikat e dobëta që ka në lojë.

Kemi rastin më të mirë në historikun e klubit që të stolisem me kupën e Zvicrës dhe të cilën do të ia dedikojmë edhe qytetit të Luganos. Ajo që më fascinon më së shumti është se interesimi për këtë sport në Zvicër është mjaft i madh dhe shpesh herë ndeshjet përcjellën edhe nga pesë mijë shikues”, tha Kajtazi.

Volejbollisti prishtinas, njëherësh anëtarë i kombëtares së Shqipërisë, tha se klubi i tij ka qenë edhe fitues i Superkupës së Zvicrës dhe tashmë mëtojnë trofeun e çmuar, kupën.

“Puna përkushtuese janë arma më e fortë që mund të na dërgojë drejt rezultateve të reja. Nëse vazhdojmë me lojëra të këtij nivelit do të kemi edhe më shumë donatorë dhe do të bëjmë një klub të kalibrit evropian. Sigurisht edhe synimi i skuadrës për këtë vit është kualifikimi në kupat e Evropës”, tha Kajtazi. Volejbolli në Zvicër paguhet mjaft mirë dhe për suksese të mëdha ka edhe premia të mira. “Nuk është korrekte të flasë me shifra për premia, por ato janë të majme.

Këto janë edhe ndër arsye që i shtynë të gjithë volejbollistët të japin më të mirën në lojë dhe të dëshmojnë cilësi. Në Zvicër çmohet dhe vlerësohet volejbolli”, nënvizoi Kajtazi. Sipas tij, të mërkurën (me 13 shkurt), nisin edhe garat e play-offit.

“Vërtetë kemi një zinxhirë të vështirë garues. Tashmë nisin ndeshjet e play-offit që besoj se do të arrijmë të jemi konkurrent për titull. Po ashtu duhet përgatitur sa më mirë edhe për finalen e kupës që mbahet më 20 shkurt”, tha Kajtazi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni