Home » Futboll » Vokrri në UEFA, për lajmin e madh

Vokrri në UEFA, për lajmin e madh

Vokrri në UEFA, për lajmin e madhSot më 9 mars në orën 10.00, zyrtarisht delegacioni i FFK-së, kryetari Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, në selinë e UEFA-s, janë takuar me kryetarin e UEFA-s, Michel Platini, ku edhe zyrtarisht dorëzuan dokumentacionin e aplikimit për anëtarësim në UEFA.

Përveç, kësaj krerët e FFK-së patën edhe shumë takime me departamente të ndryshëm të UEFA-s si Departamenti ligjor, Departamentin e Garave dhe Departamentin e Licencimit të klubeve dhe të tjerë.

Takimi ishte shumë përmbajtjesorë dhe i përzemërt. Dokumentacioni i dorëzuar është vlerësuar lartë dhe të cilin para mediave e lavdëroi edhe vet z. Platini. Aplikacioni do t’i dorëzohet KE të UEFA-s në mbledhjen e radhës ku do të procedohet më tutje në instancat e UEFA-s deri në pranimin e plotë të FFK-së në UEFA.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni