Home » Kampionati Shqiptar » Vllaznia e mund Kastrotin 1:0

Vllaznia e mund Kastrotin 1:0

FK_Vllaznia_Shkoder.svgVllaznia e Shkodrës ka pa të zitë e ullirit derisa e ka mundur me rezultat 1:0 Kastrotin. Futbollistët shkodran më këtë fitore sadopak iu kanë shmangur fundit të tabelës dhe shpresojnë në javët e ardhshme të kenë rezultate më të mira.

Skuadra e Besës së Kavajës luajti baras si udhëtues 1:1 me skuadrën e Laçit mjaft të fortë. Flamurtari i Vlorës, skuadër me traditë të futbollit në Shqipëri, mbetët edhe më tutje në fund të tabelës. Kjo skuadër nuk arriti të mposhtë Skënderbeun, por luajtën baras 1:1. Skuadra e Flamurtarit edhe pas javës së 14-të mbetët në fund të tabelës me 11 pikë, por me shpresë se do të dalë nga kjo pozitë që shpie një rang më poshtë të garave.

Rezultatet

Laçi-Besa 1:1

Flamurtari-Skënderbeu 1:1

Vllaznia-Kastrioti 1:0

Teuta-Dinamo 1:3

Tirana-Gramozi 1:1

Shkumbini-Apolonia 3:0

Tabela

1. Dinamo 14 12 2 0 27:7 38

2. Besa 14 7 5 2 14:7 26

3. Tirana 14 6 4 4 14:11 22

4. Apolonia 14 6 3 5 21:17 21

5. Teuta 14 6 1 7 15:20 19

6. Shkumbini 14 5 3 6 14:14 18

7. Laçi 14 4 5 5 15:15 17

8. Kastrioti 14 4 4 6 12:16 16

9. Vllaznia 14 4 3 7 10:15 15

10. Skënderbeu 14 3 5 6 16:18 14

11. Gramozi 14 2 6 6 9:18 12

12. Flamurtari 14 2 5 7 9:18 11

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni