Home » Kampionati Kosovar » Vitaku: Mos të mundohen kot

Vitaku: Mos të mundohen kot

trepqaaaaa“Në Trepçë së shpejti do t’i sjellim dy futbollistë nga jashtë, që janë reprezentues dhe kushtojnë shumë shtrenjtë”, ka thënë Eroll Vitaku, drejtor i KF Trepça.

Pas 17 vjetësh (1992) do ta kthejmë titullin në qytetin e Mitrovicës. Trepça e meriton titullin e kampionit, ka thënë Eroll Vitaku, drejtor i klubit të futbollit Trepça nga Mitrovica. Në përgjithësi janë të mobilizuar në Trepçë që nga kryesia e deri të më i vogli në këtë mjedis me traditë futbolli.

Vitaku ka thënë se nuk do të kursejnë asgjë nga mjetet financiare vetëm për ta bërë një skuadër ashtu si kanë qejf ta shohin adhuruesit më të zjarrtë të futbollit që ka Mitrovica siç janë “Torcida”. “Boll ma kemi ndenjur pa trofe. Trepça që moti e ka merituar titullin e kampionit. Puna e të gjithëve që po bëhet në këtë klub ka dhënë edhe rezultate në stinorin vjeshtor. Në vjeshtë është bërë punë mjaft, por edhe njëherë aq do të bëjmë për stinorin në pranveror.

Do të investojmë me gjithë kapacitetin që kemi që të ndërtojmë një Trepçë të fortë, më lojë cilësore dhe të dëshmojmë se futbolli i bukur ka herë është luajtur në Mitrovicë”, tha Vitaku. Trepça ka zënë vendin e parë me 32 pikë dhe është shpallur kampione e vjeshtës, duke lënë pas vetes, Hysin nga Podujeva me 30 pikë të grumbulluara. Vitaku ka dhënë një mesazh për të gjitha klubet e elitës së futbollit. Një mesazh shumë interesant dhe sipas Vitaku do të realizohet qind për qind. Klubet të tjera nuk kanë pse të mundohen dhe të harxhojnë mjete.

Titulli do të vjen në Mitrovicë sepse e meritojmë dhe e kemi kuadrin më të mirë të futbollistëve. Të gjitha klubet që mëtojnë titullin e kampionit, do të binden në fund të vitit se kot kanë investuar në këtë drejtim. Jo që Trepça nuk e lëshon titullin e kampionit, por do ta fiton me lojëra cilësorë që do aplikojë në fushë”, theksoi ai.

Eroll Vitaku paralajmëroi se në Trepçë do të bëjnë dy përforcime spektakulare. “Bisedime janë në pjesën përfundimtare me dy futbollistë cilësorë dhe janë nga shtetet e jashtme. Dy futbollistë të dëshmuar, që njëri luan sulmues dhe tjetri mesfushorë ofensivë. Këta dy futbollistë janë shumë të shtrenjtë dhe që kanë cilësi të larta njëherësh janë reprezentues, që nuk dua t’i bëjë të ditur as emrat e tyre dhe as kombëtaret ku luajnë ata. Se shpejti do t’i bëjmë të ditur emrat e tyre dhe të gjithë do të binden se për çfarë kalibri të futbollistëve bëhet fjalë. Përforcimet i bëjmë vetëm për adhuruesit tanë që t’i kënaqim me lojëra dhe në çdo ndeshje t’u bëjmë spektakël futbolli”, tha Vitaku.

Skuadra e Trepçës ka qenë më e shikuara qoftë në Mitrovicë, por edhe jashtë fushës së vet. “Nga nëntë ndeshje në Mitrovicë kemi pasur mbi 40 mijë adhurues që na kanë shikuar, ndërsa edhe si mysafirë kemi dalë skuadra më e shikuara me gjithsej 16 mijë shikues. Kjo dëshmon më së miri se çfarë respekti dhe simpatie kanë adhuruesit jo vetëm në Mitrovicë për Trepçën”, tha Vitaku.

Trepça para pak ditësh ishte përforcuar me futbollistët Patrik Doçin e Lirisë nga Prizreni, Fitim Krasniqin, mesfushor nga 2 Korriku i Prishtinës dhe Arben Malajn, mbrojtës nga Flamurtari i Vlorës. Dy futbollistë i ka liruar, si Arben Zhjeçin e Enis Fetahun, të cilët nuk janë pajtuar me kushtet çfarë i ka ofruar kjo skuadër. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni