Home » Futboll » Visente del Boske do të drejtojë kombëtaren e Spanjës deri në vitin 2012

Visente del Boske do të drejtojë kombëtaren e Spanjës deri në vitin 2012

Visente del Boske do të drejtojë kombëtaren e Spanjës deri në vitin 2012, ka njoftuar sot presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Anhel Vijar.
“Kjo është shumë normale që ti vazhdohet kontrata edhe për një cikël të ndeshjeve kualifikuese pasi ai në stil të madh arriti që të kualifikoj përfaqësuesen tonë në ndeshjet finale të botërorit të ardhshëm në Afrikën e Jugut” – tha Vijar në një intervistë për gazetarët.
Del Boske në postin e trajnerit te Spanja zëvendësoi Luis Aragonesin pas Euro 2008 në të cilën Spanja u shpall kampione. Spanja nën drejtimin e tij fitoi 21 nga 22 ndeshje dhe është një ndër skuadrat favorite për të fituar botërorin e futbollit në Afrikën e Jugut. Spanja bën pjesë në grupin H së bashku edhe me nikoqirin Afrikën e Jugut, Zvicrën, Kilin dhe Hondurasin.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni