Home » Kampionati Spanjoll » Villa shënjestron rekordin e Raulit

Villa shënjestron rekordin e Raulit

FBL-EURO2008-ESP-VILLAVetëm edhe 9 gola i nevojiten sulmuesit të Valencias për të barazuar rekordin me legjendën e Real Madrid, Raul Gonzalez.

Sulmuesi i Real Madrid, Raul, ka shënuar 44 gola në 102 ndeshjet që ka luajtur për kombëtaren spanjolle, por golat e Villa’s (35 në 54 ndeshje) tregojnë se David Villa shumë shpejtë do të hyjë në historinë e kombëtares. “Kam respekt të pafund për Raul.

Unë hyj në fushë dhe bëjë punën time, e cila është t’i ndihmojnë skuadrës dhe të shënoj gola. Duke thënë këtë se sa më shpejtë të arrij këtë rekord aq më mirë për Spanjën,” tha sulmuesi për AS. “Spanja ka disa lojtarë të aftë për të bërë pasimin e fundit para golit. Jam shumë me fat që kam aq shumë bashkëlojtarë prapa vetës.

Puna ime është të lëviz, të jap mundësi për një pasim dhe të jem i shpejtë në shënim”, tha ai.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni