Home » Kampionati Spanjoll » Villa e mirëpret transferimin në Real ose në Barcelonë

Villa e mirëpret transferimin në Real ose në Barcelonë

david_villa_4Sulmuesi i Valencias, David Villa, thotë se ai ende është duke e mirëpritur një lëvizje brenda Spanjës nëse duhet të largohet nga Mestalla.

Villa është lidhur me një transferim në Manchester United dhe Chelsea pasi tha edhe vetë se do të mendonte edhe një kalim në kampionatin anglez të futbollit. Megjithatë së fundi ai thotë se në radhë të parë janë Reali dhe Barcelona.

“Nuk e kam mbyllur derën as për Real Madridin as për Barcelonën. Jam 27-vjeçar dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Kam kontratë me Valencian derisa të mbush 32 vjet, por askush nuk mund të dijë se ku qëndron e ardhshmja”, ka thënë Villa./Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni