Home » Kampionati Anglez » Vieira thotë se Manchester Unitedi nuk është aq i fortë

Vieira thotë se Manchester Unitedi nuk është aq i fortë

Patrick Vieira, ndihet i lumtur me Manchester Cityn.

Ai beson se me skuadrën e tij do të jenë në luftë për titullin e kampionit. Sipas tij, do të jep maksimumin me Manchester Cityn që t’i kënaqin edhe adhuruesit. Viera ish-kapiteni i Arsenalit mendon se klubi i tij i ri është më i mirë se kampioni në fuqi, Manchester United.

Ky parashikim i tij vjen duke u bazuar në vlerat që ka kjo skuadër dhe trajnerin Mancinin. “I kam mposhtur ata më herët me Arsenalin dhe, po, besoj se këtë mund ta bëj edhe me Cityn tash, këtë kampionat. Ne kemi një skuadër e cila mund të luftojë për titull.

Kur shikoni në futbollist që ka klubi, besoj fuqishëm se nuk jemi jashtë garës për titull. Ne duhet të besojmë se mund ta bëjmë atë dhe jam i sigurt se klubi mundet. Nuk kam dyshim për këtë.

Gjithmonë kam zgjedhur skuadrën e duhur për të arritur sukses”, tha Vieira. Sipas këtij futbollistit, nuk është Manchester Unitedi i fortë si ka qenë në kohën kur ky ka luajtur për Arsenalin.

Vieira konsideron se më lehtë tash mund ta mposhtin Manchester Unitedin sesa në periudhën kur ka qenë në Arsenal. “Ata nuk duken aq të fuqishëm siç kanë qenë. Vetëm shikoni rezultatet.

Ata nuk dominojnë si janë mësuar. Manchester Unitedi ka qenë një top skuadër dhe shumë pikë në epërsi. Kjo nuk është rast edhe tash”, Vieira. Futbollisti Vieira është shumë optimist se me këtë skuadër do të bëjnë më të mirën në premierligë dhe do të zënë vendin e parë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni