Home » Volejboll » Vetëvritet ish-volejbollisti Shahu

Vetëvritet ish-volejbollisti Shahu

VolleyballTiranë, 11 dhjetor – Ish-trajneri i ekipit të volejbollit për të rinjtë te Skënderbeu i Korçës, Albert Shahu, është ndarë nga jeta në moshën 46- vjeçare, njoftojnë mediat shqiptare, të enjten.

“Ai i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në qytetin e Korçës për motive që ende nuk janë të qarta. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes, thotë se Albert Shahu ka shkaktuar vetëvrasje”, shkruan Top Channel.
Tri herë nënkampioni i Shqipërisë thuhet se është gjetur nga bashkëshortja i varur në litar në ballkonin e apartamentit.

Policia po punon në zbardhjen e motiveve që kanë mundur ta shtyjnë ish-volejbollistin korçar drejt këtij akti.
Albert Shahu ishte ndër personalitetet më të njohura të volejbollit në Korçë. Kishte pas vetes një karrierë të pasur si sportist dhe trajner. Deri në verën e këtij viti ai punoi me skuadrën, ndërsa ndërkohë ishte angazhuar mësues i edukimit fizik në një shkollë të mesme të qytetit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni