Home » Kampionati Anglez » Veron refuzun të shkoj në Manchester City

Veron refuzun të shkoj në Manchester City

Futbollisti Juan Sebastian Veron pa menduar edhe fortë gjatë ia ka kthyer përgjigjen negative trajnerit të Manchester Cityt, Roberto Mancinit.

Njëri nga mesfushorët më të dalluar të skuadrës argjentinase, me të cilën ishte në finalen e kupës së botës për skuadra, ka njoftuar se ka pasur bisedë telefonike me Mancinin, i cili ka dashur ta transferojë argjentinasin te ‘pasanikët’.

“Ua dorëzova ofertën drejtorëve të Estudiantesit, ashtu që ata ta shqyrtojnë atë. Por sipas meje, nuk ka shumë hapësirë për të menduar, përgjigja ime ishte negative. Tash për tash është e pamundur. Nuk bëhet fjalë për para. Dua të jem këtu pranë familjes time”, tha Veroni.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni