Home » Futboll » Vëllaznimi e kalon Ferizajn!

Vëllaznimi e kalon Ferizajn!

Futbollistët e KEK-ut nga Kastrioti mposhtën kryesuesin e tabelës Trepçën nga Mitrovica me rezultat 1:0, në kuadër të ndeshjes së javës së 32-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Futbollisti Arsim Plepolli ka qenë kreatorë i fitores së KEK-ut me golin që ka shënuar në minutën e 90-të të takimit. Trepça me gjithë humbjen që ka pësuar gjasat për ta fituar titullin i ka 99 për qind, pasi në ndeshjen e fundit luan në shtëpi kundër Besës nga Peja.

KEK-u ka tubuar 53 pikë dhe iu është afruar për tri pikë Trepçës, e cila në javën e fundit pret ta kremtojë edhe zyrtarisht titullin e kampionit. Vëllaznimi i Gjakovës dalëngadalë ia doli të ngjitet në vendin e nëntë në tabelë me 39 pikë, duke e futur për fundi Ferizajn.

Gjakovarët në saje të gol-dallimit më të mirë kaluan ferizajasit në tabelë dhe në javën e fundit do të qartësohet shumëçka se kush do të luan në barazh, Vëllaznimi apo Ferizaj. Skuadra e Vëllaznimit ia doli të kthehet me tri pikë si udhëtues nga Gjilani, duke shënuar fitore me rezultat 1:0. Ndërkaq, Ferizaj pësoi debakël në Pejë nga Besa me rezultat 3:0. Ferizaj në ndeshjen e fundit me Gjilanin duhet të kërkojë gjithsesi fitore ndaj Gjilanit, i cili është përshëndetur tash e sa javë nga elita e futbollit.

Fitore interesante ka arritur Prishtina në Merdare ndaj Hysit dhe ka shtuar gjasat qind për qind në luftë për vendin e dytë. Prishtina fitoi me shifra 2:1 dhe ka mundësi në javën e fundit nëse mposhtin KEK-un të bëhen nënkampion të Kosovës.

Flamurtari në shtëpi shënoi fitore për përmirësimin e bilancit në ballafaqim me Kosovës që është dorëzuar edhe përfundimisht dhe pajtuar më rënie nga elita e futbollit. Liria e Prizrenit është mundur me rezultat minimal 0:1 nga Drenica e Skenderajt. Ky ka qenë edhe rezultat më befasues i javës së 32-të, njëherësh Drenica është ngjitur në vendin e shtatë në tabelë me 46 pikë të grumbulluara.

Ndeshjet e javës së fundit zhvillohen me 30 maj dhe do të dihet edhe zyrtarisht kampioni i ri i Kosovës. Përveç dilemës që mbetet së kush do të luajë në barazh, nga liga do të largohen Kosova e Vushtrrisë, Gjilani, ndërsa nga kampionati i ardhshëm anëtari të ri të elitës do të janë Trepça ’89 nga Mitrovica dhe Ballkani i Therandës.

Rezultatet

Besa-Ferizaj 3:0

KEK-u-Trepça 1:0

Hysi-Prishtina 1:2

Liria-Drenica 0:1

Flamurtari-Kosova 4:2

Gjilani-Vëllaznimi 0:1

Tabela

1. Trepça 32 14 11 6 44:26 56

2. KEK-u 32 15 8 9 50:32 53

3. Prishtina 32 15 7 11 37:33 52

4. Besa 32 15 6 11 43:26 51

5. Hysi 32 14 5 13 50:39 47

6. Flamurtari 32 12 11 9 41:41 47

7. Drenica 32 13 7 12 36:43 46

8. Liria 32 12 8 12 38:34 44

9. Vëllaznimi 32 11 6 15 31:41 39

10. Ferizaj 32 11 7 14 26:43 39

11. Kosova 32 8 7 17 27:43 31

12. Gjilani 32 5 10 17 27:51 26

Në javën e 33, më 30 maj takohen: Ferizaj-Gjilani, Vëllaznimi-Flamurtari, Kosova (V)-Liria, Drenica-Hysi, KEK-u-Prishtina dhe Trepça-Besa. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni