Home » Kampionati Kosovar » Vdiq trajneri i futbollit Kemajl Halimi

Vdiq trajneri i futbollit Kemajl Halimi

Trajneri i mirënjohur në futboll, Kemajl Halimi, papritur në moshën 61-vjeçare ka ndërruar jetë. Vdekja e tij ka tronditur jo vetëm sportdashësit gjilanas, por në përgjithësi opinionin sportiv të Kosovës.

Halimi i njohur me nofkën “Raci” karrierën si futbollist dhe trajnerë e ka nisur në ish-skuadrën e atëhershme me emrin e ashtuquajtur C. Zvezda e Gjilani. Mbi gjysmë shekullin me punën e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Halimi ka qenë strateg i futbollit, punëtorë i vyeshëm dhe profesor i edukatës fizike.

Ikja e hershme e tij ka lënë një zbrazësi të madhe në futbollin e Republikës së Kosovës. Kur më së shumti iu desh futbollit të Kosovës, ai iku papritur. Përveç futbollit Halimi ka kryer edhe Fakultetin e Kulturës Fizike në Sarajevë dhe shkollën e Lartë të Trajnerëve në Sarajevë.

Krahas që ishte trajnerë në C. Zvezdën e Gjilanit, me sukses ka udhëhequr edhe skuadrën e Dritës së Gjilanit, pastaj te Bashkimit të Kumanovës, po ashtu ka qenë edhe pjesëmarrës në shumë garat të ndryshme të organizuara në Republikën e Kosovës.

Ka qenë anëtar i Këshillit Profesional të Trajnerëve të Kosovës, së fundi drejtor sportiv i KF Drita, koordinator në shkollën e futbollit “Drita” dhe në emëroren e vëzhguesve të Superligës së Kosovës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni