Home » Basketbolli i Kosovës » Vdiq basketbollisti Valon Begolli

Vdiq basketbollisti Valon Begolli

Pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë me një janar 2010, në moshën 27 vjeçare, ndërroi jetë basketbollisti i Pejës, Valon Begolli.

Ai më 2 janar me nderim të larta është varrosur. “Shuarja e tij e hershme është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, miqtë dhe klubin Pejan, por edhe për basketbollin e KOsovës.

Valoni gjithmonë do të na kujtohet si njëri ndër basketbollistët vendor i cili që në moshë të re u dëshmua si talent i jashtëzakonshme dhe ishte i barabartë më basketbollistët huaj që defiluan në Ligën tonë të basketbollit.

Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe emrin tim personal iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e djalit Tuaj dhe shokut tonë”, – thuhet në telegramin e ngushëllimit të Erolld Belegut, kryetar i FBK-së dërguar familjes Begolli dhe KB Peja.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

1 Response to " Vdiq basketbollisti Valon Begolli "

  1. zana says:

    mua me erdhi shum keq per valon begollin se ishte nje njeri shum i mir dhe i talentuar

Komentoni