Home » Kampionati Spanjoll » Vargasin në shenjestër të Realit

Vargasin në shenjestër të Realit

Juan Manuel VargasDrejtuesit e Real Madridit po përgatisin ofertën për shërbimet e mesfushorit të Fiorentinës, peruanit Juan Manuel Vargas, shkruan të hënën gazeta spanjolle “Marca”.

Sipas gazetës, drejtori sportiv i Realit, Jorge Valdano, është i gatshëm të transferojë Vargasin gjatë miniafatit kalimtar të janarit për 20 milionë euro. Vargas 26-vjeçar këtë edicion është njëri ndër futbollistët më të dalluar te Fiorentina dhe ka kontratë deri në vitin 2012.

Për shërbimet e peruanit interesim pati treguar edhe Fenerbahçe gjatë verës së shkuar.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni