Home » Futboll » Van Gaal nuk ka vend për Januzajn te Manchester

Van Gaal nuk ka vend për Januzajn te Manchester

Van Gaal nuk ka vend për Januzajn te ManchesterAdnan Januzaj i ka ditët e numëruara te Manchester Unitedi. Ylli kosovar pritet të huazohet te ndonjë skuadër tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Reprezentuesi i Belgjikës i nuk bën pjesë në planet e menaxherit të Mancherster Unitedit, Louis Van Gal, raporton Daily Mail.

Sipas këtij tabloidi britanik, Van Gaal ia ka bërë të qartë drejtorit ekzekutiv të United, Ed Woodward, se Januzaj nuk është në planet e tij.

Sezonin e kaluar, Januzaj konsiderohej si një prej talenteve më të mëdhenj evropianë dhe kërkohej nga top klube. Por, këtë sezon 19-vjeçari është paraqitur rrallë nën drejtimin e Van Gaalit.

Interesim për kosovarin me pasaportë belge së fundi kanë shfaqur Real Sociedad, Everton dhe Aston Villa.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni