Home » Futboll » Valon Behrami: Me futboll realizova ëndrrën time

Valon Behrami: Me futboll realizova ëndrrën time

Futbollisti nga Kosova që luan në radhët e Napolit, Valon Behrami, në një intervistë për portalet italiane ka folur për origjinën dhe për ecurinë e karrierës së tij.

“Ne u detyruam të largohemi nga Kosova pasi shpërtheu lufta. Isha katër vjeç, ishin momente dramatike. U largova me babin, mamin dhe motrën time. U larguam me nxitim dhe u zhvendosëm në Stabio të Zvicrës, ku familja ime bëri një jetë nga dita në ditë”, ka rrëfyer fillimisht rrugëtimin e tij Behrami, i cili në Zvicër kishte shkuar me familjen në fillim të viteve të 90-ta kur Kosova u okupua nga Serbia.

Tutje Behrami ka treguar se si arriti të bëhet futbollist. “Në Zvicër fillova të shkoja në shkollë, kurse sporti im i preferuar ishte atletika. Vrapoja në 1500 dhe 5000 metra. Ne ishim emigrantë dhe kur u bëra 14-vjeç na detyruan të ktheheshim në Kosovë.

Pikërisht në atë kohë unë kisha filluar të luaja futboll dhe kjo më shpëtoi, pasi u takova me një person të përfshirë në politikë, i cili na ndihmoi të qëndrojmë në Zvicër. Më pas unë fillova të hyj në botën e futbollit, fillimisht duke luajtur në një përzgjedhje rajonale, pastaj në kuadër të ekipit kombëtar të Zvicrës, kur edhe e fitova nënshtetësinë. Pas kësaj periudhe ë nuk kemi pasur probleme për qëndrim në Zvicër.

Duke iu falënderuar futbollit unë kam arritur ta realizoj ëndrrën e jetës sime: kam qenë në gjendje për të fituar para për të rindërtuar shtëpinë e familjes sime në Kosovë dhe për të gjithë të afërmit e mi që iu kishin shkatërruar shtëpitë gjatë luftës”, ka theksuar Behrami. Ai më tej në këtë intervistë ka folur edhe për objektivat e klubit të tij, me ç’rast ka thënë se primare për napolitanët është sigurimi i një pozite që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni