Home » Sporte Motorike » Valentino Rossi: Pata një nisje të keqe, por…

Valentino Rossi: Pata një nisje të keqe, por…

Valentino Rossi: Pata një nisje të keqe, por...Rossi, pilot i Yamaha-s, është i impresionuar me fitore në hapje të edicionit të ri në MotoGP. Ai bëri një garë të bukur dhe tregoi se edhe me gjithë moshën që ka (36 vjet), është ai ujku i vjetër.

Rossi i befasoi të gjithë, duke përfunduar i pari në garën për Çmimin e Madh të Katarit, ndërsa pas tij u pozicionuan dy pilotët e Ducatit, Andrea Dovizioso dhe Andrea Iannone.

“E kam thënë shpesh, por kjo ishte sigurisht një nga garat më të bukura që kam zhvilluar gjatë gjithë karrierës time, mbi të gjitha për mënyrën sesi erdhi ky sukses. Pata një nisje të keqe dhe diçka e tillë m’i bëri gjërat më të vështira. Por kur pashë Marquez dhe Pedrosan në vështirësi i thashë vetes që duhet ta shfrytëzoja këtë mundësi.

Shtyva shumë për të arritur pjesën tjetër të grupit, motori u tregua thjeshtë fantastik dhe ja dola. Dua të falënderoj të gjithë pjesëtarët e skuadrës time që kanë bërë një punë të shkëlqyer gjatë provave”, ka thënë Rossi. Piloti më tutje tha se vërtet ka qenë një garë e përsosur dhe një fundjavë e paharrueshëm. “Tre italianë u ngjitën në podium, me dy motorët e Ducatit që u renditën pas meje, por të dielën fitoi edhe Ferrari.

Kjo ishte një ditë e shkëlqyer për të gjithë Italinë. Dueli me Dovizioson? Ishte për drithërima më kujtoi në mendje sfidën ndaj Capirossit në Mugello në vitin 2006”, ka thënë Rossi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni