Home » Futboll » Valecia e dëshiron Falcaon

Valecia e dëshiron Falcaon

Valecia e dëshiron FalcaonValencia raportohet se është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United, Radamel Falcao, gjatë verës.

Sipas te Sun, agjenti i kolumbianit, Jorge Mendes, pritet të zhvillojë biseda me United gjatë kësaj jave, për të diskutuar nëse ata duan ta shfrytëzojnë opsionin për të nënshkruar kontratë të përhershme me të.

Falcao arriti në Old Trafford në fillim të këtij sezoni si huazim nga Monaco, por ka dështuar të adaptohet në Angli, ku ka shënuar vetëm katër herë në të gjitha garat, raporton Telegrafi.

Valencia tash është duke menduar të bëjë ofertë për 29-vjeçarin nëse United vendos të mos e mbajë atë. Klubi spanjoll ka para në dispozicion pas blerjes nga biznesmeni nga Singapori, Peter Lim.

Sidoqoftë Monaco e vlerën Falcaon me 55 milionë euro, një shumë që mund të jetë goxha e lartë për klubin spanjoll. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni