Home » Volejboll » Universiteti: nuk e kemi dhënë maksimumin

Universiteti: nuk e kemi dhënë maksimumin

Nga KV Universiteti i Prishtinës ishte pritur më shumë në stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat).

Vendi i katërt me 14 pikë të tubuara, me pesë fitore, dy humbje, e ka lënë për katër pikë larg vendit të parë, Kastriotit nga Ferizaj. Përforcimet e bëra në fillim të kampionatit që bënë me Flutura Hasanin, Marigona Asllanajn, Ganimete Gërbovcin, premtuan pozitë më të mirë në tabelë, por kjo nuk ndodhi. Prapëseprapë ky klub pret rezultate më të mira në edicionin pranveror madje synojnë majën e kreut të tabelës.

Volejbollistja Marigona Asllanaj, ka thënë se ishte pritur më shumë, por edhe me këto rezultat nuk janë edhe aq keq. “Kuptohet se ishte pritur më shumë në bazë të përforcimeve, por nuk e kemi dhënë maksimumin 100 për qind. Nuk jemi edhe aq larg me pikë me vendin e parë dhe kjo është dëshmia më e fortë se në pranverë gjërat do të ndryshojnë dhe Universiteti do të jetë ai që mëton: superfuqi e volejbollit të Kosovës.

Këtë nuk e them rastësisht, por do të realizojmë në praktikë vetëm me lojëra të mira”, tha Asllanaj. Sipas kësaj volejbolliste, Universiteti ka mungesa në repartin e qendrës dhe të pranueses, por që priten të përforcohen dhe të kompletohen në të gjitha drejtimet. “Përforcimet që pritet t’i bëjë kryesia, mendoj se do të krijohet skuadër më e fuqishme dhe kompakte sesa në vjeshtë.

Do të ishte nder më i madh për mua që në pranverë t’i shkaktojë humbje fituesit të kupës dhe kampionit Kastriotit. Jam shumë e bindur se në Ferizaj do ta mposhtim Kastriotin megjithëse se kjo skuadër ka përforcuar radhët me volejbolliste jashtë Kosovës”, tha Asllanaj.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni